
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Has ku një 42-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një magazinë pranë banesës së tij. Paraprakisht bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pusi i Thatë, ndërsa viktima, shtetasi M.K., është gjetur i pajetë nga familjarët.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se shtetasi M. K. është vetëvarur për shkak të depresionit.
Has
Më datë 30.11.2020, është gjetur i vetëvarur në një magazinë në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, shtetasi M. K., 42 vjeç, banues në fshatin Pusi i Thatë, Has.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se shtetasi M. K. është vetëvarur për shkak të depresionit.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply