E rëndë në Greqi, shqiptari gjendet i djegur brenda makinës – Dyshimet e para (Foto)

Një shtetas shqiptar është gjetur i karbonizuar brenda një makine në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin e Rodosit, ndërsa raportohet se viktima është një 56-vjeçar.

Gjithashtu mësohet se shqiptari është baba i një vajze të mitur.

Autoritetet kanë nisur hetimin për të kuptuar rrethanat e zjarrit në automjet dhe vdekjes së shqiptarit, edhe pse dyshimet e para janë se ai mund të jetë vetëdjegur.

Ai u gjet i vdekur në makinën në pronësi të tij, tip Hyundai Accent, rreth orës 06:00 në zonën Kaminari midis Malona dhe Haraki.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe të policisë.

Makina ishte djegur plotësisht, e po kështu edhe trupi i tij, i cili fillimisht nuk mund të identifikohej, por identifikimi u bë i mundur përmes zbulimit të pronësisë së automjetit.

Thuhet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ishte në vështirësi të shumta financiare dhe mendohet se pikërisht kjo të jetë arsyeja që ai mund t’i ketë dhënë fund jetës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet