E rëndë në Greqi, humb jetën në një aksident shqiptari (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 17:30 në Malgara të Selanikut. Mediat greke shkruajnë se pas aksidentit humbi jetën tragjikisht një shqiptar 63 vjeç.

Sipas raportimeve shqiptari ka humbur kontrollin e automjetin dhe më pas është përplasur me një makinë bujqësore.

63-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet