E rëndë në Gjermani, 26-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident (Emri-Foto)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, ku një i ri shqiptarë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Arif Zekaj, me prejardhje nga Kosova.

26-vjecari Zekaj jetonte së bashku me familjen në Gjermani dhe ishte vëllai i vetëm i tre motrave.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, ndërkohë që lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e 26-vjeçarit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet