E rëndë në Francë, shqiptari gjendet i varur në qeli, akuzohej si bashkëpunëtor i terroristit të Nisës

Një shqiptar i cili vuante dënimin me burg në Francë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ai ishte paditur si një nga pjesëtarët që morën pjesë në sulmin e datës 14 korrik 2016 në Nisë. Hasalla u gjet i vetëvarur me një lidhëse këpucësh në qelinë e tij. Ai qëndronte prej kohësh në burgun e Fleury-Mérogis (Essonne).

Hasalla dyshohet se ishte personi që ka furnizuar me armë kallashnikov terroristin tunizian Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili vrau 86 persona dhe plagosi 450 të tjerë në kohën që po ngiste një kamion. 38-vjeçari ishte akuzuar për pjesëmarrje në komplot kriminal në lidhje me ndërmarrje terroriste, si dhe për shkelje të legjislacionit të armëve, po me ndërmarrje të terrorit. Megjithatë, autoritetet franceze nuk e kanë konsideruar atë një terrorist të mirfilltë, por një person që ka ndihmuar në mënyrë periferike në sulmin e Nisës. I burgosur që nga dhjetori i vitit 2016, Aleksandër Hasalla ishte vetëm më qeli, por nuk mbahej nën mbikëqyrje të rreptë, sikundër ndodh me personat që kanë lidhje të fuqishme me terroristët. Paraburgimi i tij ishte shtyrë për në fillim të qershorit 2018. Mund të jetë pikërisht fakti se Hasalla do të njihej me masën e izolimit që e ka shtyrë shqiptarin në vetëvarje. Shumë persona që janë dënuar nga Franca për akte të terrorizmit janë vetëvarur në qeli.

/D.Xh/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet