E rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një 47-vjeçar nga Tirana ka përplasur këmbësorin.

Sipas policisë, aksidenti i rëndë ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, viktima ende i paidentifikuar, dyshohet të jetë rreth 60-vjeç.

Ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet