E rëndë në Elbasan, i sëmuri mendore godet me çekiç shitësen e marketit

Një ngjare e rëndë është regjistruar në lagjen “5 maji” në qytetin e Elbasanit, ku një 45 vjeçar ka goditur me mjete të forta (çekiç) shitësen e një marketi.

Nga informacionet paraprake mësohet se burri, i dyshuar me probleme mendore ka qëlluar shitësen me çekiç, pasi kjo e fundit ka refuzuar të lërë  që 45-vjeçari të marrë pa pagesë disa artikuj.

Mësohet se shitësja ka rezistuar duke paralajmëruar ardhjen e policisë dhe për pasojë, burri e ka goditur me çekiç në kokë.

Gruaja ka përfunduar në spital e gjakosur duke marrë mjekim dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa burri i cili kreu sulmin është shoqëruar në polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet