E rëndë në Durrës, gjendet një trup i pa jetë në det

Mëngjesin e sotëm, në qytetin e Durrësit u gjet një trup pa shenja jete nga disa peshkatarë, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi në det.

Kufoma është gjetur në një distancë prej gati 10 km nga bregu i detit, 6 milje larg nga nga Bishti i Pallës, ndërsa sipas kqyrjes paraprake rezulton që trupi ka një kohë të gjatë në ujë.

Trupi i pajetë është dërguar në Portin e Durrësit me anë të një peshkarexhe. Sipas informacioneve paraprake, ka dyshime se kufoma i përket seksit femër.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna rreth identitetit të personit të vdekur, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një  peshkarexhë , është gjetur një trup njeriu i  dekompozuar.

Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet