
Një i ri rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme në Durrës. Paraprakisht uniformat blu bëjnë me dije se familjarët kanë denoncuar zhdukjen e shtetasit S.P., 32 vjeç, i cili është futur në det për të peshkuar dhe nuk është kthyer më.
Mësohet se i riu një ditë më parë kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti.
Ai nuk ka dalë në breg, por mësohet se rrobat e tij janë gjetur në afërsi të Currilave.
32-vjeçari është kërkuar nga polumbarët e policisë dhe forca detare por deri tani pa rezultate. Ndërsa kërkimet kanë filluar edhe sot që në orët e para të mëngjesit.
Durrës/Informacion paraprak
Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply