E rëndë në Divjakë, 22-vjeçari qëllon me armë ndaj vajzës së mitur

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, që fatmirësisht ka përfunduar pa të dëmtuar. Një i ri, ka qëlluar me armë ndaj një vajze vetëm 14 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa është vënë në pranga shtetasi Bajram Krasniqi, 22 vjeç, nga fshati Babunjë.
Burime nga policia thanë se Krasniqi ka qëlluar me automatik ndaj 14-vjeçares, por fatmirësisht ajo nuk ka pësuar plagë. Policia ka sekuestruar armën dhe 3 gëzhoja.
Mësohet se ngjarja ka motive të dobëta.