E rëndë në Berat, dy foshnja binjake mbërrijnë pajetë në spital

Dy foshnja vetëm 5-muajshe raportohet të kenë mbërritur të pajetë në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonl të Beratit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Ata janë dërguar në Morgun e spitalit, ku i janë nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.

Mjekët e morgut të Beratit konfirmojnë se në trupin e dy foshnjave nuk ka pasur shenja dhune. Ndërkaq, burime bëjnë me dije se nga autopsia nuk rezulton të ketë pasur shenja helmimi në trupin e fëmijëve.

Më herët prindrit kishin dyshime se fëmijët mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes.

Tanimë, analizat e foshnjave janë dërguar për ekzaminim në Tiranë, për të zbuluar shkaqet e vdekjeve. Dy foshnjat me prindër Eduard dhe Merushe Agalliu jetonin në një banesë dy katëshe në lagjen “Uznovë”.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet