E rëndë, ja çfarë zbulojnë kirurgët në stomakun e 16-vjeçarit

Publikuar më 11. 11. 2017 nga Elidona Syla

Në Indi është zbuluar një rast tronditës nga kirurgët, ku një djali të ri i është gjetur 1 kilogramë dru dhe plastikë

“Daily Mail” shkruan se i riu quhet Arjun Sah. Ai kishte dhimbje të tmerrshme dhe pas kontrolleve, kirurgët zbuluan në stomakun e tij përbërje të drusë dhe plastikës.

Thuhet se 16-vjeçari kishte varësi për të përtypur plastikë dhe dru, por kjo gjë u zbulua vetëm pasi i riu mbërriti në spital.

Si pasojë, kirurgëve u është dashur që të bëjnë 3 ndërhyrje kirurgjikale, që t’i nxirrnin nga stomaku masën që i shkaktonte dhimbje të tmerrshme Arjun Sah.

Nëna e djalit falënderoi mjekët që i shpëtuan jetën 16-vjeçarit, por shtoi se tashmë Arjun ka nevojë për konsulta në vazhdim për largimin nga vesi që për pak i mori jetën.