
Një 17-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. I riu ishte i shtruar në spitalin Covid 2 prej disa ditësh.
Mësohet se adoleshenti nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, por nuk ka mundur t’i mbijetoj virusit vdekjeprurës.
Gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi.
Adoleshenti ishte i shtruar te Covid-2 së bashku me dy prindërit e tij, ku nëna ka dalë, ndërsa babai vijon të jetë i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.
17-vjeçari kishte mbërritur në spital me mushkërinë thuajse 100% të prekur, në stadin e katërt, në gjendjen më të rënduar shëndetësore, ku edhe ka ndërruar jetë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply