E rëndë, ariu sulmon një person në Kukës

aksident

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bjeshkët e Gjallicës në Kukës, ku një person është sulmuar nga ariu.

Mësohet se 45-vjeçari ishte duke kullotur bagëtinë në momentin kur është sulmuar nga kafsha. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Sasat në fshatin Nangë.

Raportohet se personi i sulmuar nga ariu ka marrë plagë në kokë, shpatull dhe këmbë.

Për ngjarjen është njoftuar edhe Salla e Emergjencave, e pritet mbërritja e një helikopteri nga Tirana për të bërë të mundur transportin e 45-vjeçarit të plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet