E rëndë, 16-vjeçarja vetëvritet pas një sondazhi në “Instagram” (Foto)

Një 16-vjeçare ka vendosur të vetëvritet pas një sondazhi në rrjetin social “Instagram”.

E reja nga Malajzia i ka dhënë fund jetës pasi publikoi një sondazh në “Instagram” ku pyeste ndjekësit nëse duhet të vdiste apo jo.

Shumica e ndjekësve (68% e tyre) në llogarinë e saj votuan për “PO” dhe kjo i shtyu 16-vjeen të kryente vetëvrasjen.

Policia në lindje të Malajzisë tha se vajza, emri i së cilës nuk identifikohet publikoi sondazhin në rrjetin social me shkrimin: “Tepër e rëndësishme, më ndihmoni. Zgjidhni D(vdes)/ L(jeto)”.

Largimi i saj nga jeta nxiti një avokat që të sugjeronte se ata që votuan vdekjen të shpalleshin fajtorë për nxitjen e vetëvrasjes. Ndërkohë, drejtuesit e rrjetit social “Instagram” nuk kanë marrë ende një vendim për ngjarjen që tronditi gjithë botën.

Më parë kishte postuar një mesazh në “Facebook” ku shkruante: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës.”

Vetëm pak orë më vonë bëri sondazhin që i solli vdekjen. Thuhet se adoleshentja ka pasur probleme me shëndetin mendor, por ende nuk është konfirmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet