E pyesin nëse ishte e vështirë kombëtarja shqiptare, Pique nuk ndal dot të qeshurën (Video)

Mbrojtësi i kombëtares spanjolle, Gerard Pique, doli në një konferencë për shtyp ku foli
për situatën e krijuar në Katalonjë. E ndërsa gazetarët e pranishëm i drejtuan shumë pyetje edhe
për futbollin.

Në momentin që u pyet nga një prej gazetarëve që ndodheshin në sallë se çfarë mendonte për
kombëtaren e Shqipërisë, nëse ajo ishte e vështirë apo jo, Pique nuk e mbajti dot të
qeshurën.

Vetëm pasi arriti të rikthente seriozitetin, Pique u shpreh se: ‘Është një skuadër e vështirë, e
tregoi veten duke u kualifikuar në Evropianin e fundit. Në Shqipëri e patëm të vështirë,
mbyllen mirë dhe godasin në kundërsulm’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet