
Mjeku i njohur i Urgjencës, Ilir Allkja i cili u pushua nga puna dy muaj më parë, i ka paraqitur një kërkesë qeverisë për të punuar vullnetarë në ekipet e urgjencës.
Ka qenë vetë mjeku i cili njofton nëpërmjet rrjeteve sociale, se do të dëshironte të ishte vullnetarë në Urgjencën Kombëtare, duke u nisur nga situata që është krijuar nga COVID-19.
Më tej shkruan se edhe pse kryeministri Rama ka thënë në media se e ka mbyllur këtë opsion, ai është i gatshëm të ndihmojë për të shpëtuar sa më shumë jetë qytetarësh.
Postimi i plotë:
VULLNETAR PËR T’I SHËRBYER VENDIT.
Në kushtet e rënda të epidemisë së covid-19 që po kalon Shqipëria, nisur nga mungesat e theksuara në mjekë, unë do të doja të punoja vullnetar në ekipet e urgjencës për t’i ndihmuar sa më shumë njerëzit e vendit tim.
Megjithëse Rama në prononcimin e tij më 14 janar, në emisionin OPEN e ka mbyllur këtë opsion , menaxherët e sistemit shëndetësor duhet të mendojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish e jo për tekat e një kryeministri të dalë duarsh!
Kujtojmë se më 30 Dhjetor të vitit 2020, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ pushoi nga puna mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, pasi sipas tyre ai kishte shkelur kodin etik të punonjësit.
Allkja është i njohur për deklaratat e tija publike për menaxhimin e situatës së pandemisë në vend.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply