×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

E për këtë vras mendjen: Po për zgjedhje kë të zgjedh?

Silvana Begaj

Dhe si ka mu ba Shqypnia?

Dhe si ka mu ba Shqypnia

Ku në të njëjtën rrugë ecin

Krah për krah

Dija e padija

E kur në një tra me

Sokëllima

Jetojnë së bashku vrasësi e viktima (At Gjergj Fishta)

 

E për këtë vras mendjen: Po për zgjedhje kë të zgjedh?

Të zgjedh ata që shkatërruan mjekësinë apo ata që ndihmuan sistematikisht për rrënimin përfundimtar të saj ?

Kampionë! Kampionë sportesh, batutash, tavolinash, propagande, por vetëm kampion shteti nuk prodhon kjo e mjera Shqypni.

Kampionë ku i keni mjekët? Ata që keni lënë aty iu jepni titullin heronj pa municion. Unë e di se ju nuk keni luftuar kurrë si burrat prandaj nuk e dini se në çdo luftë qoftë dhe me natyrën e me sëmundjet, profesionistët kanë nevojë për staf e municione (ilaçe).

E dashur turmë e sëmurë nga adhurimi agresiv, i pakontrolluar dhe i pabazë ndaj kampionëve tuaj! Ju prodhoni veç zbrazëti, neveri dhe ndihmoni duke qënë pjesmarrës aktiv në shkatërrim.  Punë militantësh dhe idhujsh!

Por askush nuk do të dëgjoj të vërtetën kur ajo nuk i prek aty, personalisht dhe në mënyrë direkte. Epo, mua nuk me ndalon njëri të them të vërtetën duke qeshur e aq më pak duke ulëritur!

Kampionë! Nuk duam kaq shumë rrugë kur nuk kemi ambulanca të mjaftueshme të na gjenden se në ditët e sotme na ngelen rrugët bosh.

Po si dreqin ka mu ba Shqypnia? Aty ku nuk jeton vetëm krahë për krahë dija dhe padija…

Por ju, kampionë, nuk keni mungesa. Turqia është as 40 minuta larg nga ju se ju keni eliksirin e jetës: Paratë!

Me to mund të blini, ashtu si blini, gjithçka. Madje dhe blini pikërisht të njëjtën turmë e cila mund të ketë humbur njerëz të dashur nga shkatërrimi i mjekësisë që keni bërë Ju!

Jeni vërtet kampionë sepse vërtetoni dhe pranoni në çdo lloj forme që shkaktarët jeni Ju dhe ky sinqeritet vlerësohet duke bërë turmën që më shumë të dashurohet…. Sindromë Stockholmi…

Rousseau thotë: Demokracia është atje ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë dhe askush aq i varfër sa të shitet. Por mjerimi, vllai im, mjerimi të bën të shesësh dhe shpirtin edhe pse ti mund ta quash Demokraci apo anasjelltas.

Mos shikoni ne hava me kokën nga qielli, por shikoni ndonjëherë dhe poshtë ku po shkelni.

Një gur i vogël , i parëndësishëm, deri diku i pa vënë re nga servilët tuaj, të cilët kanë shtruar me kujdes asfaltin e gënjeshtërt  mund tju rrëzoj! Gur rezistent që përmban të gjitha dëshirat dhe shpresat e fshehura madje dhe të turmës suaj servile.

Prandaj po ju pyes: Po për zgjedhje kë të zgjedh? Dua ta di sot që t’i kthej përgjigje Fishtës: Si ka mu ba Shqypnia?  E mos harroni të më thoni: Ku i keni mjekët?

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Skandali i abuzimit me tenderat e projektuar për kafshët nga Bashkia e Tiranës, avokatja Adriana Kalaja tregon shifrat marramendëse

Skandali i abuzimit me tenderat e projektuar për kafshët nga Bashkia e Tiranës, avokatja Adriana Kalaja tregon shifrat marramendëse

Publikuar më 11.04.2021
Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve ka nxjerrë në protestë qyt...

Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve ka nxjerrë në protestë qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile para bashkisë së Tiranës që prej datës 2 prill. Organizatorët e protestës kanë dërguar dhe një padi në SPAK, pasi bashkia nuk i përgjigjet kërkesave të tyre. Në tetë vitet e fundit sipas statistikave janë vrarë rreth 15 mijë qen. […]

Lexo më shumë

Zjarrfikësi hero shpëton foshnjën 3-muajshe/ Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit

Zjarrfikësi hero shpëton foshnjën 3-muajshe/ Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit

Publikuar më 11.04.2021
Banorët e një pallati në zonën e Freskut kanë përjetuar tmer...

Banorët e një pallati në zonën e Freskut kanë përjetuar tmerrin mëngjesin e sotëm, pasi ngelën të bllokuar nga tymi që shkaktoi një makinë e cila kishte marrë flakë në garazh. Zjarrfikësit mundën të evakuonin në kohë banorët me anë të shkallëve. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, e cila ndodhej në vendngjarje, janë […]

Lexo më shumë

Cili ishte roli i ish-ministrit Nasip Naçi dhe Avokates së Shtetit në gjobën 110 mln euro të Becchetit

Cili ishte roli i ish-ministrit Nasip Naçi dhe Avokates së Shtetit në gjobën 110 mln euro të Becchetit

Publikuar më 11.04.2021
Procesi gjyqësor mes Shqipërisë dhe biznesmenit italian Fran...

Procesi gjyqësor mes Shqipërisë dhe biznesmenit italian Francesco Beccheti, i cili u ngarkoi shqiptarëve faturën marramendëse 120 milionë euro, përveç përgjegjësisë direkte të zyrtarëve më të lartë të qeverisë, ekspozon një rrjet të mirëfilltë konflikti interesi dhe transaksionesh të dyshimta të ngritura rreth Avokaturës së Shtetit. Historia nis në vitin 2015. Në 23 janar 2015, […]

Lexo më shumë

Të dhënat e qytetarëve po përdoren nga PS përmes e-Albania? Reagon AKSH: Të gatshëm të ballafaqohemi!

Të dhënat e qytetarëve po përdoren nga PS përmes e-Albania? Reagon AKSH: Të gatshëm të ballafaqohemi!

Publikuar më 11.04.2021
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka mo...

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka mohuar kategorikisht përdorimin e të dhënave për rreth 900 mijë qytetarëve për qëllime elektorale. Në një reagim zyrtar, AKSH ka hedhur poshtë akuzuar se të dhënat që disponon si institucion të jenë përdorur nga partitë politike për qëllime elektorale. Më tej ka sqaruar se të dhënat e qytetarëve nuk ruhen, […]

Lexo më shumë

Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Publikuar më 11.04.2021
Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më ...

Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet […]

Lexo më shumë

Kundërshtuan ndërtimin e HEC-it, policia shoqëron 33 persona në Mirditë

Kundërshtuan ndërtimin e HEC-it, policia shoqëron 33 persona në Mirditë

Publikuar më 11.04.2021
Policia ka njoftuar se janë shoqëruar 33 persona të fshatrav...

Policia ka njoftuar se janë shoqëruar 33 persona të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, të cilët kundërshtuan ndërtimin e HEC-it në dhe ndërtimin e fabrikës se ujit. Kësaj proteste iu bashkuan edhe dhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Protestuesit bllokuan Rrugën e Kombit dhe kjo solli […]

Lexo më shumë

Zyrtare: Efektshmëria e vaksinave kineze është e ulët

Zyrtare: Efektshmëria e vaksinave kineze është e ulët

Publikuar më 11.04.2021
“Efektiviteti e vaksinave kineze është i ulët”, ...

“Efektiviteti e vaksinave kineze është i ulët”, kështu ka deklaruar zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë, i cili tha se efektiviteti i tyre është i ulët dhe qeveria po konsideron përzierjen e tyre, raporton AP. “Vaksinat kineze nuk kanë norma shumë të larta mbrojtjeje“, tha drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin […]

Lexo më shumë

Protesta kundër HEC-it, banorët bllokojnë Rrugën e Kombit

Protesta kundër HEC-it, banorët bllokojnë Rrugën e Kombit

Publikuar më 11.04.2021
Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimet pas akuzave për mas...

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimet pas akuzave për mashtrim dhe falsifikim te firmave, ka ngritur sërish në protestë banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe ndërtimin e fabrikës se ujit në ketë zonë. Banorëve u janë bashkuar edhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e […]

Lexo më shumë