E pazakontë në Selanik, largohen 70 mijë banorë për të çaktivizuar një bombë të Luftës II Botërore

Publikuar më 11. 02. 2017 nga Dionis Xhafa

SelanikAutoritetet e shtetit grek kanë nisur sot një operacion të gjerë për të evakuuar 70 mijë banorë nga Selaniku.

Prefektura ka nënvizuar se janë kryer evakuimet e rreth 320 personave me aftësi të kufizuara. Evakuimi i plotë pritet të vazhdojë gjatë ditës së nesërme, pasi autoritetet do të kontrollojnë një territor me rreze prej 1.9 kilometrash në zonën ku u zbulua bomba gjatë javës që lamë pas.

Prefekti i rajonit, Apostolos Xixikostas ka thënë se largimi i të gjithëve është i detyrueshëm, për arsye të sigurisë. Koloneli Nikos Fanios u shpreh se lënda plasëse përmban rreth 250 kilogramë eksplozivë. Rreth një mijë policë janë mobilizuar për të siguruar zonën, me qëllim që të garantohet largimi i banorëve.

/D.Xh/