E pazakontë në Itali, gruaja merr raport mjekësor për t’u kujdesur për qenin e sëmurë

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një grua fitoi betejën për të marrë raport mjekësor për ditët që nuk shkoi në punë për t’u kujdesur për qenin e saj të sëmurë.

Pedagogia nga Roma, fitoi gjyqin me ndihmën e avokatëve të Ligës italiane kundër eksperimenteve mbi kafshët, një prej grupeve më të mëdha në Europë që luftojnë për mbrojtjen e kafshëve.

Pasi punëdhënësi nuk pranoi ta paguante për dy ditë që ajo nuk u paraqit në punë për shkak të qenit të sëmurë, çështja shkoi në gjykatë. Në fund gjykata pranoi argumentet e zonjës duke e detyruar universitetin t’i konsiderojë si leje të paguar dy ditët e mungesës, për arsye serioze familjare. /E.SH/