E pazakontë, misionet e spiunazhit të CIA-s kthehen në kalendar

Foto 1 nga 2 Pas Para

Me ndërrimin e viteve ndryshojnë edhe kalendarët. Por një kalendar tejet i pazakontë është krijuar nga një person në Karolinën e Veriut. Kalendari tregon skena, që dikur ishin të ndaluara të shiheshin, të cilat vijnë si piktura të misioneve zyrtare të misioneve të spiunazhit të CIA-s.

Në skena shfaqet një spiun me një pushkë në dorë teksa qëllon me armë një aeroplan nga helikopteri. Ndërkohë shfaqen gjithashtu imazhe të dy misioneve në të cilat aeroplanët u përpoqën të rrëmbenin agjentët duke mos kryer ulje.

Një ish-udhërrëfyes i fluturimit, Erik Kirzinger, shprehet se: “Ideja na lindi teksa vështronim në sallë historitë pamore të misioneve të CIA-s në kohë”. Por Kirzinger kishte edhe një motivacion personal. Xhaxhai i Kirzinger ishte një pilot i kontraktuar nga CIA, i cili u vra në vitin 1952 gjatë një misioni në Kinë.

Mandej Kirzinger nisi të punojë me agjencinë për të përzgjedhur misionet e deklasifikuara më të përshtatshme, të cilat u kthyen nga artistët në piktura. Një nga artistët ishte Dru Blair, i cili ishte i njohur për pikturat e tij të aviacionit.

Blair tha se studimi dhe planifikimi i pikturave ishte pothuajse aq i komplikuar sa disa nga vetë misionet. Disa subjekte morën vite përpjekje. CIA ndihmoi me gjëra të tilla si llogaritë zyrtare dhe fotografitë e pajisjeve përkatëse.

Artistët morën të dhëna mbi motin, vendndodhjet e diellit përgjatë misioneve, dhe shpesh intervistuan spiunë të mbijetuar apo dëshmitarë të tjerë.

Të tjera

Abissnet