E pabesueshme! Leonardo DiCaprio nuk është lidhur kurrë me një vajzë mbi 25 vjeç

Tanimë, prej një viti është i fejuar me Camila Marrone-n, por Leonardo DiCaprio është i prirur për të qenë, përveçse një aktor i madh, një rrëmbyes zemrash. Shkrimet e gossip-it rreth tij në vazhdën e viteve nuk numërohen dhe, pas lidhjeve të para me Gisele Bundchen dhe Bar Reafaeli që zgjatën 6 vite secila, ato pasardhëse nuk patën asnjëherë fat.

Të fejuarat e Leonardo DiCapro kanë pothuajse të gjitha diçka të përbashkët, përveçse historisë me një aktor të kalibrit “Oscar”: moshën. Leo nuk ka pasur asnjëherë lidhje afatgjatë me një vajzë që ka qenë më shumë se 25 vjeçe. Për ta treguar këtë edhe vizualisht ka menduar një përdorues i Reddit, TrustLittleBrother, i cili ka krijuar një grafik për temën në fjalë duke evidentuar se si me kalimin e kohës mosha e DiCaprios rritet, por jo ajo e partnereve të tij.

8 të fejuara (zyrtare) në 20 vitet e fundit dhe asnjë prej tyre gjatë lidhjes me Leon nuk e ka festuar 25-vjetorin. Nga Blake Lively tek Ana Agdal, Toni Garrn, Kelly Rohrbach, asnjëra prej tyre nuk arriti ta mbaj pranë vetes aktorin për një periudhë të gjatë. Po si është e mundur diçka e tillë? Duhet pyetur DiCaprio nëse është një rastësi, apo ka një problem me moshën, shkruan “La Reppublica”. Për fat Camila Marrone është vetëm 21-vjece dhe i mbeten edhe 4 vite për të bindur Leon se jeta shkon përtej 25 viteve të para për një femër. /Anila Dedaj/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet