E njohu në Lice dhe e dashuroi me shikim të parë! Si duket sot Sadina, partnerja e Florit (FOTO)

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Florjan Binaj ka përshëndetur fansat e tij në “Instagram”, me një portret të bukur familjar, ku shfaqet me tre breza, vajzën dhe gjyshërit e saj.

“Është shumë e bukur të festosh 8 vjetorin për herë të 4-rt me familjen tënde edhe pse jo të gjithë kishin mundësi të ishin këtu! Për të gjithë ata që pyesin ku e kam çunin, po foton kush do na e bënte”.

Pranë tij qëndron Sadina, bashkëshortja me të cilën Flori ka dy fëmijë. Aktori rrallëherë publikon foto me të, e megjithatë momentet kyçe në festa apo pushime nuk mungojnë.

Por kush është Sadina Alla? Për të gjithë ju që nuk e mbani mend, Sadina ka fituar Miss Universe Albania në vitin 2007. Ajo ka marrë pjesë në Miss Univers që u zhvillua në Meksikë, por tashmë është shkëputur nga moda.

Arsyen e shkëputjes e ka dhënë vetë Flori në një intervistë vite më parë ku shprehej:

“Të gjitha modelet paguhen në mënyrën më qesharake, që edhe një bojaxhi rrugësh, merr më tepër. Sadina, pas Miss Univers nuk është angazhuar më me të tilla gjëra sepse nuk ia vlen”.

Çifti janë njohur në Lice, ku Flori ishte në vitin e fundit për pikturë, ndërsa ajo në vitin e parë:

“Sa e pamë njëri-tjetrin, kemi heshtur për 2-3 sekonda pa folur fare dhe në tru na ka kaluar mendimi “Ky/kjo është”. Ishte dashuri me shikim të parë”.

Sot edhe pse kanë dy fëmijë, Sadina është mjaft në formë, dhe gjithmonë bionde, si herën e parë. /iconstyle/