
Kampioni Alvini, sot feston 12 vjetorin e lindjes. Pas 5 vitesh, larg familjes këtë 3 qershor Alvini ndodhet pranë tyre. Jeta e tij ka ndryshuar dukshëm dhe kjo duket nga fotot që postojnë herë pas herë familjarët e tij.
Kujtojmë jeta e Alvini ndryshoi në moshën 6-vjeçare në dhjetor të 2014, Alvini shkoi në Siri me nënën e tij, e cila kërkoi t’i bashkohej ISIS-it. Nëna e tij humbi jetën gjatë disa bombardimeve kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ku Alvini u plagos rëndë në këmbë.
Më pas ngjarjen e bëri publik gazetari i “Le Iene”, Taulant Kopliku. U desh një operacion i mirëorganizuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare si dhe organizatat humanitare për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kampi dhe bashkimin e Alvinit me familjen e tij. Tashmë sfidë për shtetin shqiptar mbetet kthimi i rreth 28 fëmijëve të tjerë shqiptarë që gjenden në kamp.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply