E masakruan me thikë, dy anglezët pranojnë vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar

Publikuar më 02. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Dy persona të dyshuar për sulmin mbi një të ri shqiptar në Britani kanë pranuar krimin. Ata kanë goditur me thikë shqiptarin Shkëlzen Dauti, (Genny), 21 vjeç nga Shqipëria, ngjarja ka ndodhur në Southampton mëngjesin e 11 marsit.

Dy personat e dyshuar janë Lee Marc Williams dhe Christopher Jones, të dy 27-vjeçarë dhe nga Uellsi i Veriut, pranuan se e kishin kryer krimin për grabitje. Williams pranoi gjithashtu se kishte pasur thikë, shkruan BBC.

Williams nga fshati Lixwm, Flintshire dhe Jones nga Denbigh, Denbighshire, u arrestuan pasi 21-vjeçari humbi jetën nga disa plagë të shkaktuara nga thika në gjoks por deri tani nuk e kishin pranuar autorësinë.

Ata e sulmuan të riun shqiptar pa asnjë arsye duke e qëlluar disa herë me thikë në gjoks. Edhe policia në raportin paraprak tha se ky ishte një sulm i paprovokuar dhe se dy të rinjtë britanikë ishin të nxitur vetëm nga lakmia e tyre.