×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

E martuar me një burrë me ngjyrë, rrëfimi i shqiptares: Për prindërit bashkëshorti nuk ekzistonte

Protestat pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë, nxjorrën përsëri në pah betejën e dhimbshme për barazi racore në Shtetet e Bashkuara. Por, çdo të thotë të ndeshesh me problemet racore në një kontekst më personal – me çfarë vështirësish përballet një çift dy-racor në Amerikë?

Jonida Spahija dhe bashkëshorti i saj Nnamdi Nwachukwu (Nuaçuku) ndanë përvojën e tyre me Rudina Dervishin e Zërit të Amerikës.Jonida dhe Namdi, një çift shqiptaro-nigerian në Uashington DC, i dinë mirë vështirësitë dhe sfidat që sjell një martesë dy-racore.

Marrëdhënia e tyre kaloi ditë të errëta në fillimet e saj, pasi u refuzua për një kohë të gjatë nga prindërit dhe familja e Jonidës.

“U rrita në një familje tradicionale myslimane nga Shkodra. Kisha udhëzime të qarta edhe pse të pathëna qe të martohesha me dikë nga veriu dhe nga e njëjta fe. Sigurisht, nuk u nisa me synimin të gjeja dikë që do të ishte komplet e kundërta. Gjeta një njeri të mirë me të cilin ndërtova miqësi dhe filluam të dilnim që në kulturën tonë nënkupton martesën (qesh)” thotë Jonida për Zërin e Amerikës.

“Nuk më pranuan që isha partneri i saj, derisa lindi vajza. Në atë kohë kishim qenë bashkë për gati tetë vjet. Imagjinoni të jesh në një marrëdhënie ku jeton vetëm pesë minuta larg nga prindërit e bashkëshortes, për të cilët unë nuk ekzistoja”, thotë Nnamdi për Zërin e Amerikës.

Jonida thotë se iu desh të bënte një jetë të dyfishtë për një kohë të gjatë duke u përpjekur të menaxhonte veças dy gjëra shumë të shtrenjta për të, Namdin dhe familjen e saj.

“Kam vepruar me një mentalitet të heshtur që nuk më shërbeu në aspektin afat-gjatë. Në retrospektivë e di që nuk mund ta përsëris atë gabim. Ja ku jemi tani. Të gjithë po i rishikojmë marrëdhëniet racore dhe po i analizojmë në një kontekst shumë më të gjerë se martesa, në shoqëri, dhe kudo në realitet”.

Bashkëjetesa me Namdin e ka bërë Jonidën të dallojë më thellë “privilegjin e të qenurit e bardhë” edhe pse dikur mund të mendonte se si imigrante ishte qytetare e klasës së dytë. Ajo ka qënë dëshmitare e disa incidenteve ku Nnamdi ka qënë objekt i kontrollit policor, thjesht për faktin e ngjyrës.

“Unë isha në sediljen e shoferit kur polici më ndaloi dhe i kërkoi Namdit licensën, pa m’u drejtuar mua që kisha bërë shkeljen….“Ai i zbaton rregullat si asnjë tjetër. Unë, si shqiptare, provoj t’i thyej. Gjithmonë provoj limitet, por jo ai. Tani e kuptoj arsyen. Ai nuk guxon t’i thyejë, pasi për të, kjo mund t’i kushtojë jetën. Për dikë tjetër, jo me atë ngjyrë, nuk është e njëjta gjë”.

Lindja e vajzës i dha një dimension të ri vështrimit të Jonidës për problemet racore në shoqërinë amerikane. Ajo shqetësohet se Zara do të përballet me një realitet të vështirë për faktin se vjen nga prindër me ngjyrë të ndryshme.

“Ajo është vetëm pesë vjeç dhe që kur ishte dy, dëgjoi komente për flokët që e bënë të ndihej keq, apo komente për prindërit e saj me ngjyrë të ndryshme. Ajo i vë re këto gjëra – është fëmijë shumë i zgjuar. Askush nuk do ta shohë e të thotë –është një fëmijë gjysmë shqiptar. Ajo është fëmijë me ngjyrë. Dhe kjo vjen me shumë probleme që në moshën pesë vjeçare ajo nuk mund t’i kuptojë”, thotë Jonida.

Zara (që në gjuhën igbo do të thotë “përgjigja”), ishte ajo që ndihmoi në afrimin e familjes së Jonidës ne Nnamdin.

Pas diskutimesh të vështira mbi të kaluarën, Nnamdi thotë se e ëma e Jonidës është tani njeriu më i afërt për të në botë, diçka që nuk mund ta kishte imagjinuar. Përparimi i arritur me familjen e Jonidës, e bën atë të besojë se pranimi i gabimeve është elementi kryesor në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-racore.

Është shumë e vështirë t’i kapërcesh problemet pa e pranuar gabimin. Sepse nëse dikush nuk është i gatshëm të pranojë se diçka ka ndodhur ose të pranojë ekzistencën tënde, është shumë e vështirë të thuash ‘të shkuara të harruara’ pasi dhimbja është ende aty.. Është diçka që shoqëria amerikane nuk ka arritur ende ta bëjë. Është e ngjashme me përvojën që kam pasur me familjen e Jonidës. Tani kemi arritur një marrëdhënie shumë të mirë. Shpresoj që një ditë Amerika të arrijë atje ku jemi ne”, thotë ai.

Duke reflektuar ndaj situatës, Jonida thotë se nuk u fshihet më diskutimeve të vështira apo të sikletshme për racën duke marrë më shumë përgjegjësi në përpjekjet për të edukuar njerëzit që ka përreth. Ajo i sheh me shqetësim komentet denigruese të shqiptarëve në median sociale.

“Në kulturën tonë – flas nga përvoja ime – (shqiptarë të tjerë mund të kenë mendim tjetër),  kemi prirjen të mendojmë se i dimë të gjitha, pa patur të gjithë informacionin. Duke parë komentet që shqiptarë të ndryshëm postojnë për perceptimin që kanë për njerëzit që janë në asistencë sociale apo që marrin ndihma të tjera, kupton se këto janë perceptime shumë të njëanëshme që shqiptarët i bëjnë pa e kuptuar thellësisht problemin dhe kjo për mua është shqetësuese”.

Dua të dërgoj një mesazh për ta, thotë Jonida. “Mendohuni dhe kuptoni deklaratat që bëni, ndikimin që ato kanë. Deklaratat duhet të jenë të bazuara në prova dhe jo në atë pak përvojë që mund të keni patur me një shok apo fqinj me ngjyrë. Thellohuni pak më shumë sepse kjo mënyrë e të menduarit na ka çuar deri këtu dhe nuk na lejon të bëjmë përparim”. /Marrë nga VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Publikuar më 13.09.2020
Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special a...

Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special asaj që e quan si Godfatherat e ri të fermave më kanabis në Britani. Jon Austrin editori krimeve në këtë gazetë shkruan se në vitin 2017 gjykatat angleze dënuan për këtë krim 34 shqiptarë. Ndërsa në dy vitet pasardhëse numri shqiptarëve të dënuar ishte 53. Ky […]

Lexo më shumë

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Publikuar më 08.09.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e d...

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e djeshme. Referuar mediave vendase thuhet se një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri ka arritur të mbijetoi. Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ku emigranti ka humbur kontrollin e makinës “Toyota Yaris” që po drejtonte duke dalë nga rruga. Makina është përmbysur dhe rrokullisur disa […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Publikuar më 04.09.2020
Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të sht...

Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe partive politike, Diaspora për  Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrje. Në një letër zyrtare dërguar presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Po ashtu emigrantët kërkojnë që të jenë pjesë e konsultimeve në KQZ, si […]

Lexo më shumë

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Publikuar më 01.09.2020
59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas b...

59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas bëri vetëvrasje u diagnostikua me kancer marsin e kaluar. Ai ishte  shtruar në spital që nga 19 gushti. Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon dhe goditi me thikë një infermiere dje, mendohet se është operuar padrejtësisht. […]

Lexo më shumë

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Publikuar më 28.08.2020
Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak mu...

Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare. Një video e regjistruar nga nipi i tij Usama Gavoçi, ku 102-vjeçari i emocionuar puthte pasaportën, u bë mjaft virale në rrjetet sociale. Kush ishte Usama Gavoçi? Gavoçi rridhte nga një familje patriotike me tradita të […]

Lexo më shumë

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Publikuar më 25.08.2020
Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije...

Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije në Greqi. Siç raportojnë mediat greke, i moshuari ka qenë në punë duke pastruar motorrat e anijes. 63-vjeçari është gjetur nga anëtar të ekuipazhit të anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”, anije që është ankoruar në ambientet e një ndërmarrje private në “TSINGELI”, Almyros, Magnesia në […]

Lexo më shumë

Shqiptari i arrestuar rezulton me koronavirus. Alarmohet komisariati në Greqi, karantinohen policët dhe të ndaluarit e tjerë

Shqiptari i arrestuar rezulton me koronavirus. Alarmohet komisariati në Greqi, karantinohen policët dhe të ndaluarit e tjerë

Publikuar më 20.08.2020
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Greqi, ku një s...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Greqi, ku një shqiptar i cili është arrestuar dhe pritej të sillej në Shqipëri ka rezultuar me koronavirus. Ky fakt ka shkaktuar kaos në komisariatin grek, ndërsa në radhët e punonjësve është përhapur panik dhe frikë. Mësohet se ngjarja ndodhi paraditen  e së enjtes në rajonin e policisë […]

Lexo më shumë

Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari emërohet në postin e rëndësishëm

Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari emërohet në postin e rëndësishëm

Publikuar më 18.08.2020
Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, e cila p...

Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, e cila përfaqëson Suedinë në PE, është emëruar nga grupi i saj parlamentar si përgjegjëse për çështjet e Arktikut. Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ajo bën me dije se një nga çështjet problematike të Arktikut, është shkrirja e akujve dhe sipas Arbës duhet një bashkëpunim […]

Lexo më shumë