E madhe! Real Madridi i dërgon ‘mesazh inkurajues’ lojtarit të Sunderlandit (FOTO)

Publikuar më 06. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Real Madridi vazhdon të tregojë madhështinë e tyre të madhe edhe nëpërmjet veprimeve tjera që nuk kanë të bëjë me lojën në fushë.

Së fundi, klubi Madrilen me në krye presidentin Perez i ka dërguar një mesazh inkurajues lojtarit të Sunderlandit, Duncan Watmore i cili për sezonin e dytë me radhë ka pësuar dëmtimin e njejtë në gju, dëmtim i cili do ta lë jashtë fushave deri në sezoni e ardhshëm.

”Në emër të presidentit tonë, Florentino Perez, dhe atyre që punojnë për Real Madridin, ne dëshirojmë të ju urojmë një rikuperim të qetë dhe të shpejtë nga dëmtimi juaj i gjurit.”, janë fjalët në letrën inkurajuese që Real Madridi i ka dërguar lojtarit të skuadrës angleze.

Pas pranimit të mesazhit inkurajues, është vet baba i lojtarit Duncan që e ka falënderuar Real Madridin dhe i ka uruar atyre që ta fitojnë përsëri Champions League.

”Duncan shkoi në rikuperim sot dhe gjeti një letër që ishte duke e pritur atë. Cfarë klasi është kjo nga Real Madridi. Unë tani shpresoj që ata të fitojnë përsëri Champions Leaguen.”, janë fjalët që babai i Duncan i ka shkruar në Twitter.

Kjo është letra që Real Madridi i ka dërguar atij duke i uruar rikuperim të shpejtë dhe gjithashtu poshtë saj gjendet shkrimi që babai i Duncan e ka falënderuar klubin Madrilen./rmadridalbania.info