×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

E kujt është vila 760 mijë euro që i mban peng te Rama? Tritan Shehu e Edmond Spaho e mohojnë: Gaz Bardhi, një burrec

Pas akuzave për një koleg të Partisë Demokratike i cili mbahet peng nga kryeministri Edi Rama përmes një vile 760 mijë euro në zonën e Gjirit të Lalzit, Gazment Bardhi e ngushtoi lakun e kolegevë te tij, duke zbuluar të tjera detaje, ku tha se ka qenë ish-ministër. Ndër emrat që la të kuptohet në një debat televiziv, njëri nga këto të katërt mund të ishte: Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho ose Bujar Leskaj.

Kjo ka sjellë reagimin e Tritan Shehut dhe të Edmond Spahos.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka quajtur inskenim i Gazment Bardhit, teksa i ka thënë që duhet ta denoncojë e jo të përdorë për të hedhur aludime dyshuese.

“Inskenime te pista, perverse te Gaz Bardhit! Është vepër anti ligjore, përveçse ndesh dhe me çdo normë morali, transparence, “burrërie”, të përhapesh aludime e meskinitete për koleget në publik e media. Ketë po bën dhe Gazi prej disa ditësh, duke arritur kulmin mbrëmë, kur ngushton rrethin e te “akuzuarve” prej tij ne 3-5 deputete, përfshi dhe mua. Dhe ketë e bën një deputet, ish ministër i drejtësisë, pseudo jurist ne fakt ai. Me ketë rast dëshiroj t’i kujtoj këtij individi, pa as minimumin e personalitetit dhe integritetit se:

1-Eshte detyrim ligjor për çdo qytetar, veçanërisht deputet, të denoncojë në organet përkatëse çdo vepër kriminale që di, dhe mos ta përdore për të hedhur aludime dyshuese, shpifjeje për koleget. Në rast se realisht ai di një vepër të tillë, siç deklaron dhe nuk e denoncon, akuzohet për fshehje një krimi, gjë për të cilën duhet thirrur nga organet e drejtësisë e dënuar ligjërisht.

2- Ndërsa ne lidhje me përgjegjësitë morale e me gjere te tij për shpifje, gënjeshtra etj,  besoj se nuk ka ndonjë arsye për të humbur kohë duke ja kërkuar. Ato mund t’i kërkohen vetëm dikujt që ka ndonjë vlere morale, gjë që siç duket te Gazi mungojnë krejtësisht. Një akti turpshëm e pervers ky i këtij “burreci”, tha Shehu.

Edmond Spaho ka mohuar që të jetë ai deputeti i PD-së që sipas Gazment Bardhit, mbahet peng nga kryeministri Edi Rama përmes një vilë 760 mijë euroshe. Spaho thotë se kjo është një gënjeshtër e ulët e Bardhit, të cilin e quan “mashtrues,  gënjeshtar, i pafytyre, intrigant, burrë legen dhe pa te poshtme”.

“Gazmend Bardhi është mashtrues,  gënjeshtar, i pafytyre, intrigant, burrë legen dhe pa te poshtme. Vetëm sharlatane si Gazi mund të thonë shpifje të tilla për qellime politike. Të jesh i pasur nuk është krim. Krim është të vjedhësh për të bërë pasuri.  Edmond Spaho gjithë jetën e tij, nga dita e parë që ka dalë në pune dhe deri me sot, ka jetuar me shpatullat e tij dhe pagën e punës që ka bere. Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë biznes në emrin tim apo të të afërmeve. Askush nga rrethi im familjar nuk merret me biznes dhe nuk ka pasuri te tilla.

Ajo çka unë dhe familja ime disponojmë është në drite të diellit, deklaruar në ILDKP qe nga viti 1993 kur kam deklaruar për herë të parë e deri me sot. Kush të doje mund të shkoje t’i shohë dhe nxjerrë vete konkluzione.

Gazi bën mire te kujdeset për pronat e tij. Ne se merret me të tjerët, të merret me pronat e atij që jo vetëm i lëpihet por dhe e përdor si Mon Kukaleshi në fushata. Shiko hallet që të kane zëne more derezi, mos hap fronte te tjera se mjaft e ke ngjarjen ne Elbasan”, shkruan Spaho.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Publikuar më 26.05.2022
Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas ...

Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të vendit më 24 shkurt, tha këshilltari i misionit të përhershëm ukrainas në OKB, Sergiy Dvornyk, gjatë një debati të mbajtur dje në selinë e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura. “Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, […]

Lexo më shumë

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 1...

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara. Disa nga viktimat e sulmit në Teksas Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit, kryer nga agjencia Reuters. BUFFALO, 14 maj […]

Lexo më shumë

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Publikuar më 25.05.2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë m...

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe […]

Lexo më shumë