×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

E konfirmojnë shkencëtarët: Covid-19 është bërë i rrezikshëm, përhapet edhe nga ajri

Koronavirusi po shënon viktima të reja në të gjithë botën. Një ndër dilemat më të mëdha që kanë shoqëruar njëzimin gjatë kësaj periudhe ka qenë si përhapet virusi dhe sa qëndron ai në ajër. “The New York Times”, i ka kushtuar një artikull këtij fakti, ku thotë se një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende të ndryshme do të botojnë në një revistë shkencore javën e ardhshme një letër të hapur drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Shkencëtarët kërkojnë nga OBSH të ndryshojë rekomandimet për koronavirusin, në mënyrë që të shmangen infeksione të reja.

Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nga ajri, pra virusi mund të qëndrojë pezull në ajër në mjedise të mbyllura dhe kur dikush thith ajrin me viruse do të infektohet.

Deri tani OBSH i është përmbajtur bindjes se virusi përhapet përmes stërkalave të sekrecioneve nga goja apo hunda që çlirohen nga personi i infektuar gjatë teshtimës apo kollës, por këto stërkala janë të rënda dhe bien shpejt përdhe. Pra nëse një person tjetër qëndron në distancë nuk është në rrezik. Dhe nëse personi i infektuar mban maskë, stërkalat nuk përhapen në ajër.

Por nëse virusi vërtetë përhapet nga ajri, siç shkruan gazeta, me rëndësi të madhe do të jenë masat për ta parandaluar përhapjen. Masat e reja do të përfshijnë vënien e maskave në mjedise të mbyllura, “edhe nëse personat qëndrojnë në distancë larg njëri-tjetrit” dhe se duhet të bëhen të detyrueshme masakat për punonjësit e shëndetësisë pasi këto maska “filtrojnë edhe stërkalat më të vogla të sekrecioneve të përhapura përmes sistemit të frymëmarrjes nga të sëmurët”.

Po ashtu, sistemet e qarkullimit të ajrit mund të kenë nevojë për modifikime “për të reduktuar në maksimum ajrin e qarkulluar”.

Gazata New York Times shkruan se pas analizimit të email-eve të brendshme të OBSH dhe intervistave me 20 shkencëtarë, përfshirë konsulentë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shfaqet imazhi i një organizate që “Megjithë qëllimet e mira, nuk ecën në të njëjtin hap me shkencën”.

The New York Times shkruan se shtimi i numrit të infeksioneve pas rihapjes së bizneseve dhe zyrave “gjithnjë e më shumë” konfirmon atë “që shumë shkencëtarë e kanë thënë prej muajsh: virusi qëndron pezull në ajër në mjedise të mbyllura duke infektuar personat në këto mjedise”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tërmetet mund të parashikohen/ Google nxjerr aplikacionin

Tërmetet mund të parashikohen/ Google nxjerr aplikacionin

Publikuar më 13.08.2020
Gjiganti i teknologjisë njoftoi se funksionaliteti i ri shko...

Gjiganti i teknologjisë njoftoi se funksionaliteti i ri shkon drejtpërdrejt këtë javë, duke lidhur miliona telefona inteligjentë së bashku për të formuar sistemin e paralajmërimeve të tërmetit Android. “Duke filluar nga sot, telefoni juaj Android mund të jetë pjesë e sistemit të paralajmërimeve të tërmetit Android, kudo që jetoni në botë”, shkroi Marc Stogaitis, inxhinier […]

Lexo më shumë

Amoniak në vend të vajgurit, Britania përgatit avionët e së ardhmes

Amoniak në vend të vajgurit, Britania përgatit avionët e së ardhmes

Publikuar më 12.08.2020
Avionët me emetime zero do të mund të ngrihen në qiell brend...

Avionët me emetime zero do të mund të ngrihen në qiell brenda pak vitesh falë shkencëtarëve britanikë që po zhvillojnë teknologji që do t’i lejojë ata të përdorin amoniak. Bashkëpunimi midis Oksfordit dhe Këshillit të Shkencës dhe Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur në përfundimin që amoniaku të zëvendësojë vajgurin si lëndë djegëse. Ndryshe […]

Lexo më shumë

Shkencëtarët zbulojnë fenomenin që ndodh në sipërfaqen e diellit

Shkencëtarët zbulojnë fenomenin që ndodh në sipërfaqen e diellit

Publikuar më 05.08.2020
Shkencëtarët zbuluan një fenomen që ndodhi në sipërfaqen e d...

Shkencëtarët zbuluan një fenomen që ndodhi në sipërfaqen e diellit. Studiuesit në Observatorin e Radios Metsähovi gjetën këto zona, të quajtura “ndriçime radio” në zona të shumta të diellit. Zakonisht, këto shkëlqime kanë tre shpjegime. E para janë vrimat kurorale në dy polet e diellit, të cilat drejtojnë nxehtësinë jashtë përmes erërave diellore, e dyta […]

Lexo më shumë

Pas misionit të tyre, astronautët po kthehen në tokë

Pas misionit të tyre, astronautët po kthehen në tokë

Publikuar më 03.08.2020
Dy astronautët amerikanë që u nisën në fund të majit drejt h...

Dy astronautët amerikanë që u nisën në fund të majit drejt hapësirës kanë nisur kthimin në tokë, pas misionit të tyre që shënoio një erë të re në fluturimet hapësinore amerikane, të cilat ishin ndërprerë që prej vitit 2011. Astronautët amerikanë Doug Hurley dhe Bob Behnken kanë nisur rikthimin në tokë pas misionit të tyre […]

Lexo më shumë

Shkencëtarët publikojnë hartën 3D më të madhe të Universit

Shkencëtarët publikojnë hartën 3D më të madhe të Universit

Publikuar më 21.07.2020
Shkencëtarët kanë publikuar hartën më të madhe tredimensiona...

Shkencëtarët kanë publikuar hartën më të madhe tredimensionale të Universit të krijuar ndonjëherë. Sipas një deklarate të lëshuar në faqen e internetit të Universitetit Shtetëror të Ohios, harta 3D, e cila u krijua pas mbledhjes dhe analizimit të të dhënave nga qielli për dekada, tregon se si Universi ka ndryshuar dhe është zgjeruar gjatë 11 […]

Lexo më shumë

Misione paralele për eksplorimin e planetit Mars

Misione paralele për eksplorimin e planetit Mars

Publikuar më 20.07.2020
Shtetet e Bashkura të Amerikës, Emiratet e Bashkura Arabe dh...

Shtetet e Bashkura të Amerikës, Emiratet e Bashkura Arabe dhe Kina kanë në plan të lëshojnë veçmas anije hapësinore robotike drejt planetit Mars. Planeti i kuq prej shekujsh ka magjepsuar njerëzimin. Por vetëm në gjashtë dekadat e fundit, ndërsa anijet hapësinore kanë vizituar planetin e kuq, shkencëtarët kanë mësuar më shumë lidhur me planetin fqinj […]

Lexo më shumë

E trishtë, ndërron jetë mjeshtri shqiptar i analizave të ADN-së

E trishtë, ndërron jetë mjeshtri shqiptar i analizave të ADN-së

Publikuar më 09.07.2020
Një lajm trishtë është bërë i ditur këtë të enjte. Akademia ...

Një lajm trishtë është bërë i ditur këtë të enjte. Akademia e Shkencave ka njoftuar se është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur profesori i njohur, anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” si dhe “mjeshtri” i analizave të ADN Grigor Zoraqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Akademia e Shkencave e ka konsideruar […]

Lexo më shumë

Zbulohet vrima e zezë gjigante, 8 mijë herë më e madhe se ajo që njohim

Zbulohet vrima e zezë gjigante, 8 mijë herë më e madhe se ajo që njohim

Publikuar më 06.07.2020
Një vrimë e zezë, 8 mijë herë më e madhe se ajo që njohim ës...

Një vrimë e zezë, 8 mijë herë më e madhe se ajo që njohim është zbuluar duke ngritur pikëpyetje të mëdha mes shkencëtarëve. Në revistën periodike të Akademisë Mbretërore Astronomike të Mbretërisë së Bashkuar, u publikuan fakte mbi këtë vrimë të zezë gjigante, e cila u konstatua fillimisht në vitin 2018 dhe u studiua 2 […]

Lexo më shumë