×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“E kishte zhveshur nga gjysma e poshtë, ishte lakuriq”, rrëfimi tronditës i babait për të bijën e abuzuar

Babai i dy vajzave, njëra 17-vjeçe me prapambetje mendore dhe tjetra 20-vjeçe, denoncon bashkëfshatarin Xh.L., se ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kuçovës dhe duhet të zbardhej nga prokuroria e Beratit. Por prej 9 muajsh denoncuesi thotë se asgjë nuk është bërë dhe i dyshuari për aktin e rëndë, është në gjendje të lirë.

Babai i 2 vajzave: Vajza vajti me plakën për shkarpa. Plaka i nxirrte nga poshtë, kjo i merrte dhe i dërgonte në rrugë lart. Atje e merr ai për krahu dhe e çon në shtëpi. Donte të kyçte derën ai…Për momentin pastaj vjen edhe vajza e tij. I bie me dru të atit. E lë atë dhe e merr vajzën për krahu dhe e sjell në shtëpi. E zhveshur. E kishte zhveshur, lakuriq, nga gjysma e poshtë ishte lakuriq vajza. E kap tek gjoksi…dhimbje edhe mbrapa ka pasur nga gjoksi.

Vajza 17-vjeçare: Isha tek arra poshtë. U ngjita përpjetë, ai po ngjitej. Më mori në shtëpi, më tërhoqi edhe më kapi.

Gazetari: Pasi ka ngacmuar vajzën e vogël, që është me prapambetje mendore 17-vjeçe, ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 20-vjeçare. Ku e ka ngacmuar?

Babai i 2 vajzave: Mbrapa shtëpisë.

Gazetari: Prapa shtëpisë ku jetoni?

Babai i 2 vajzave: Po, ku jetojmë këtu.

Gazetari: Si e ka ngacmuar?

Babai i 2 vajzave: Donte ta kapte. Të kapa i tha, aty se si i ra me bërryl kjo…

Gazetari: Ja ta pyesim vajzën. Ku ishe ti?

Vajza 20-vjeçare: Isha prapa shtëpisë unë. Nuk e pashë…më doli nga prapa. Unë i thashë s’ke punë me mua. Të kapa, tha ai, tani do të shqyej se nuk të kam kapur atë ditë që të pashë.

Gazetari: Çfarë bëre ti?

Vajza 20-vjeçare: I rashë me bërryl, bërtita dhe u largova poshtë.

Gazetari: Pas kësaj iku?

Vajza 20-vjeçare: Iku…

Pas policisë, babai i dy vajzave që janë ngacmuar seksualisht nga bashkëfshatari i tyre, pas 9 muajsh vjen që të interesohet në Prokurorinë e Beratit për të marrë minimalisht vesh emrin e prokurorit ose prokurores që ka këtë çështje, e cila ka që në Shtator të 2019 dhe i ka kaluar afatet që parashikohen në ligj.

Roja: Ok! Kur të thërrasin ata tani, të thërrasin. Do të thërresin, do thërritesh.

Qytetari: Do thërritem?

Roja: Po! Gjersa ke, që nuk është punuar.

Qytetari: U bënë 9 muaj.

Roja: Ore, nuk është punuar nga Corona Virus-i. Ka nga marsi e këtej nuk është punuar. Nuk është punuar. Do thërritesh. Ik pa merak! Për këtë rastin tjetër, n.q.s ke rast tjetër, ik bëj denoncim prapë te policia!

Qytetari: E kam bërë unë denoncimin.

Roja: Tjetër!

Qytetari: Kam bërë denoncimin, dy personat vazhdojnë akoma.

Roja: Kur të thërritesh, do vish! Do të thërrasë vetë institucioni. Hajd!

Qytetari: Në rregull!

Absurdi në gjithë këtë ngjarje është se Prokuroria e Beratit ka rreth nëntë muaj që ka marrë kallëzimin dhe autori i cili dyshohet se mund të ketë abuzuar seksualisht me të dyja është ende i lirë.

Gazetari i “Stop” iu drejtua policisë së Kuçovës për të pyetur për procedurat që janë ndjekur në lidhje me dy kallëzimet që ka bërë babai i dy vajzave.

Polici: Është në prokurori.

Gazetari: E di!

Polici: Deshe atë problemin e vajzës?

Gazetari: Po, edhe atë të dytës, së tjetrës.

Polici: E pra, në prokurori të thashë. Ça do të sqarohemi?

Gazetari: I është rrit vajza atij d.m.th?

Polici: I ke në prokurori. Ti shko e kërko informacion!

Gazetari: Këtu ça është bërë? Përse s’u arrestua ai?

Gazetari: Ta jep përgjigjen prokuroria.

Pas babait të vajzës, emisioni “Stop” u interesua për të marrë vesh emrin e prokurorit, ose prokurores në lidhje me kallëzimin për ngacmimet seksuale ndaj dy motrave.

Gazetari: Ne interesohemi për një rast. Ngacmimet seksuale të dy vajzave. Njëra 17-vjeçare me prapambetje mendore dhe tjetra 20-vjeçe. Është bërë një denoncim nga babai i tyre rreth një muaj më parë për vajzën 20-vjeçe dhe rreth 9 muaj më parë për vajzën 17 vjeçe. U interesuam në policinë e Kuçovës dhe na thanë atje, që i kanë dërguar në prokurorinë e Beratit. Ndërkohë që kanë kaluar tërë afatet dhe nuk dimë. Erdhi i jati pak më parë këtu, pyeti zotërinë si njeri, ore kush prokuror e ka, se s’më kanë thërritur, s’më kanë bërë. Ik, se do të thërrasin,- thotë ky sikur është prokuror. Kush do ta thërrasë o vëlla?! Tre muaj e ka procedura.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Nuk jepen të dhënat.

Gazetari: Nuk dua të dhëna, duam, pse…

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Po tani…shiko! Kur ka dhe persona, që kështu nuk jepen.

Gazetari: O zotëri! Është tashi…,se jemi të gjithë prindër, është një gjë sensitive, që duhet t’i jepet prioritet.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Tani unë, kaq…

Gazetari: Minimalisht të paktën…,ore ai mund edhe ta ketë pushuar.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Ju keni ardhur…

Gazetari: Të lutem! Është një informacion bazik. Si media. Unë e bëj kërkesën, por ma kthe sot përgjigjen! Unë s’kam luksin dhe kohën e mundshme.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Do mundohemi ta kthejmë.

Edhe për median, Prokuroria e Beratit është diskrete. Nuk informon se cili prokuror e ka këtë çështje dhe nuk jep shpjegim pse kjo çështje ka zgjatur 9 muaj, kur ndërkohë afatet ligjore për një hetim janë 3 muaj. /tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ura Vajgurore ndryshon emrin, diksutimet për koston e qytetarëve

Ura Vajgurore ndryshon emrin, diksutimet për koston e qytetarëve

Publikuar më 13.07.2020
Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozim...

Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit. ‘Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së […]

Lexo më shumë

Eksperti i ISHP: Një gënjeshtër! Krerët e politikë po propagandojnë masat e marra ndaj koronavirusit

Eksperti i ISHP: Një gënjeshtër! Krerët e politikë po propagandojnë masat e marra ndaj koronavirusit

Publikuar më 13.07.2020
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, reagon sërish për ...

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, reagon sërish për shifrat alarmante të koronavirusit në vendin tonë, teksa shprehet se kurba vazhdon t’i ngjajë sharrës me dhëmbë të thyer. Eksperti hedh dyshime të forta për shifrat në vend, pasi sipas tij, kurbat e çuditshme dhëmbësharrë janë fryt i fantazive të urdhëruesve të tyre. “Kurbat e çuditshme […]

Lexo më shumë

“Nëse do mohoje borxhin do kishim tjetër rrugë bashkë”- Dy shokët debatojnë live, burri tregon si i humbi paratë pasi e mashtroi baxhanaku

“Nëse do mohoje borxhin do kishim tjetër rrugë bashkë”- Dy shokët debatojnë live, burri tregon si i humbi paratë pasi e mashtroi baxhanaku

Publikuar më 12.07.2020
Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme ko...

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme konfliktin midis dy shokëve. Shkak për mosmarrëveshje midis tyre është bërë një shumë parash që Arbeni i dha shokut të tij Albertit. Nuk e dinte problemin e mikut të tij, por pasi ai iu lut dhe i premtoi se do ia kthente brenda një […]

Lexo më shumë

“Flet gomarllëqe”/Alfred Cako i përgjigjet Silva Binos: Vij në spital pa maskë, më lini të hetoj

“Flet gomarllëqe”/Alfred Cako i përgjigjet Silva Binos: Vij në spital pa maskë, më lini të hetoj

Publikuar më 12.07.2020
Një nga personazhet mëë të njohur televizovë në vend, i njoh...

Një nga personazhet mëë të njohur televizovë në vend, i njohur për teoritë e tij edhe të konspiracionit Alfred Cako, ka deklaruar se në Spitalin Infektiv në Tiranë, pacientët ishin duke u infektuar vetë, duke shtuar se ka marrëveshje të fshehtë për të mos lejuar publikimin e informacionit. Kësaj deklarate i është përgjigjur shefja e […]

Lexo më shumë

“Nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës”, Imzot George Frendo reagon pas qëndrimit të Turqisë për “Shën Sofinë”

“Nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës”, Imzot George Frendo reagon pas qëndrimit të Turqisë për “Shën Sofinë”

Publikuar më 12.07.2020
Pas vendimit të qeverisë turke për ta kthyer në xhami kishën...

Pas vendimit të qeverisë turke për ta kthyer në xhami kishën shekullore të Shën Sofisë, e cila në dekadat e fundit ka shërbyer si muze, ka reaguar edhe Imzot George Frendo. Imzot Frendos thotë se ky vendim i Presidentit të Turqisë, Erdogan nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të […]

Lexo më shumë

Aksidenti/ Radhë të gjata kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës

Aksidenti/ Radhë të gjata kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar më 12.07.2020
Radhë kilometrike është vënë re në Autostradën Tiranë-Durrës...

Radhë kilometrike është vënë re në Autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e personave të shumta të cilët kanë lëvizur për fundjavë. Burime për “Shekullin”, bëjnë me dije se ka ndodhur edhe një aksident, si pasojë e trafikut të madh. Nuk raportohet për të lënduar por kjo gjë ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve të cilët […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Pogradeci përmbytet në mes të verës

VIDEO/ Pogradeci përmbytet në mes të verës

Publikuar më 12.07.2020
Një rrebesh i fuqishëm përfshiu Pogradecin paraditen e së di...

Një rrebesh i fuqishëm përfshiu Pogradecin paraditen e së dielës duke shkaktuar probleme të shumta. Disa nga rrugët kryesore u përmbytën për shkak të ujit dhe daljes jashtë funksionit të kanaleve kulluese. Disa nga pamjet i ka publikuar edhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu që akuzoi qeverinë se në 8 vite e ka lënë në […]

Lexo më shumë

“Të mos kemi asnjë iluzion, merrni këto dy masa deri në kufijtë e paranojës”, ish-ministri i bën thirrje qytetarëve

“Të mos kemi asnjë iluzion, merrni këto dy masa deri në kufijtë e paranojës”, ish-ministri i bën thirrje qytetarëve

Publikuar më 12.07.2020
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti përmes një statusi...

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti përmes një statusi në facebook ka dhënë një mesazh me anë të yë cilit i drejtohet qeverisë. Panariti thotë se autoritetet shëndetësore dhe qeveria duhet marrin masa që tani, për stinën e vjeshtës dhe të dimrit për të përballuar koronavirusin. Sipas tij, nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër, […]

Lexo më shumë