E kishin kthyer shtëpinë në fermë droge, kapet grupi mafioz i shqiptarëve

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Kanë përfunduar në prangat e policisë italiane dhe më pas në paraburgim një grup shqiptarësh të cilët akuzohen për shpërndarje kokaine në zonën e Arezzos.

Bëhet fjalë për shtetasit Erald Avduli i lindur në Berat më 25 maj 1991,  Aurel Braho i lindur më 18 korrik 1974, Enklajd Upgrade i njohur si Klajdi lindur në Fier 6 gusht 1989, Artur Shabanaj, lindur në Fier me 9 Korrik , 1989, si dhe shqiptari me inicialet H.L. i lindur në vitin 1990.

Mediat italiane raportojnë se dy prej anëtarëve të këtij grupi janë arrestua pak ditë më parë pasi i kishin shpëtuar ndjekjes së policisë. Ata janë Erald Avduli dhe Aurel Braho. Ky grup e kishte kthyer në një fermë droge një shtëpi të braktisur pranë varrezave në zonën Cortona Creti. Ndalimi i shqiptarëve u bë i mundur pas gjurmimit të hetuesve më datën 29 shtator në Kataninë.