E injoroi në festival, këngëtari shpërthen ndaj Adi Krastës: Kjo s’ka ndodhur as…

Publikuar më 23. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Këngëtari Luiz Ejlli ka shprehur pakënaqësi ndaj prezantuesit të festivalit të RTSH, Adi Krasta. Në një reagim në Facebook, këngëtari thotë se gjatë mbrëmjes së parë të festivalit të 56 në RTSH, prezantuesi Adi Krasta nuk ia ka përmendur emrin atij në asnjë rast, por ka përmendur vetëm emrin e Rezarta Smajës gjatë kohës që performuan këngën e tyre “Ra një yll”.
Nuk dihet nëse ka qene i qëllimtë fakti se në prezantim nuk u përmend emri i tij por vetëm i koleges, ndërsa këngëtari thotë se kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës.
“Të dashur miq, poshtë keni 3 video ku prezantuesi i festivalit të Rtsh-së, Adi Krasta, nuk ma thotë emrin. Kjo s’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, çfarë prapavijë ka kjo??? Ky është një skandal!”, shkruan Luiz Ejlli.