
Pedagogia e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Lajmin për këtë humbje të rëndë e ka bërë pedagogia Majlinda Keta e cila shprehet se Noti ka lënë pas dhimbje mes kolegëve dhe studentëve, ndërsa shprehet se fjalët për këtë ikje sot janë të pakta.
Noti është pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta si pasojë e Covid 19, pas Irena Bogdanit të Fakultetit Ekonomik.
“Prof. Kozeta Noti, unikja mes nesh, për gazin, pozitivitetin dhe shpirtin e madh me të cilin konsumoje çdo minutë të jetës tënde. Na e trondite shpirtin, na e thave adrenalinën e punës në grup me ty, na e shëmtove grupin e festaxhinjve në fakultet, duke ikur prej nesh, pasi te mori me vete ky virus flamë.
A e mendove se çfarë do të na shkaktojë ne të gjithë kur ike? Ti ishe e bindur sa të doja dhe sa të donin të gjithë në FSHS pa harruar studentët e tu. Ti e mira që dhe dje pasdite më këshilloje që të vlerësoja çdo detaj të prekjes nga kovidi që të mos vija aty tek ty, ferri që nuk di si nuk u mund nga mirësia jote.
Kozi jonë, Kozi im kush nuk u interesua për shëndetin tënd këto ditë nga kolegët e tu, po nuk fituam. Kozi na trondite shpirtin, ike e dyta, pas Prof. Irenes nga komuniteti i profesoratit të Universitetit të Tiranës. Kozi na i meke fjalët se na mbyti loti dhe dhimbja. U prehsh e qetë unikja në mirësinë mes nesh, Prof. Kozeta Noti!”, shkruan Keta në postimin e saj në rrjetet sociale”, shkruan ajo.
Noti ka qenë lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Ka kryer studimet në fushën e edukimit dhe specializime pasuniversitare në Itali, Austri, Francë, Holandë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply