E gjen në hotel me dy djemtë, Zonja e Parë e Zimbabvesë bënë “peshk pa hala” 20-vjeçaren

August 16, 2017

Zonja e parë e Zimbabvesë, Grace Mugabe, është paditur nga një 20-vjeçare, e cila e akuzon se e ka goditur në kokë me një kordon zgjatjeje. Vajza gjithashtu ka nxjerr edhe një foto të plagës së marrë nga goditja.

E ndërsa zonja e parë nuk është paraqitur në një gjykatë të Afrikës së Jugut si e pandehur për këtë rast sulmi fizik, edhe pse zyrtarët thonë se ajo e ka bërë. Policia e Afrikës së Jugut tha pasdite vonë se nuk e dinin se ku ishte znj. Mugabe.

Gabriella Engels akuzoi znj. Mugabe, 52 vjeçe, se e goditi atë pasi e gjeti me dy djemtë e saj në një dhomë hoteli në Sandton, në veri të Johanesburgut. Sulmi thuhet se ka ndodhur të dielën në mbrëmje.