
Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Careën, bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka të arrestuar për korrupsion.
Gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak për Carën, pas kërkesës së avokatëve të tij mbrojtes.
Cara akuzohet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eurosh, duke ia dhënë bashkëshortes së tij, për të ndryshuar masën e sigurisë për një të arrestuar për trafik klandestinësh.
Po ashtu gjykata ndryshoi më herët edhe masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Sakaq, Margjeka pretendoi se arrestimi i saj erdhi pasi i refuzoi mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.
Madje Margjeka deklaroi se ato zgjedhje ishin të pavlefshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply