E fundit/ Jep dorëheqjen zëvendës ministri i Financave

Ka dhënë dorëheqjen zëvendësministri i Financave Elton Haxhi. Haxhi është zëvendësministri i dytë që jep dorëheqjen. Pak kohë më parë një tjetër zëvendësministër i qeverisë Rama, Erjon Luçi ka marrë të njëjtin vendim.

Elton Haxhi, në tetor të vitit 2017 është emëruar zëvendës ministër i Financave dhe Ekonomisë, përgjegjës për sektorin e të ardhurave fiskale, kontabilitetin, auditimin, kontrollin financiar, etj. Ai gjithashtu ishte drejtues i procesit të “screening” për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me tatimet, doganat, ligjin e shoqërive tregtare, kontabilitetin, auditimin dhe kontrollin financiar.

Haxhi kryesonte dy këshilla mbikëqyrës, Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe AgroKredit Sh.A. (institucion mikro-kredi). Ai gjithashtu ka qenë një nga anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike të Ekspertëve Kontabël të Regjistruar dhe Kontabilistëve të Miratuar në Shqipëri (2010-2014), dhe që nga vitit 2018 kryeson Këshillin Kombëtar Tatimor.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet