×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

E FSHEHU NJË JAVË/ Ramës i hanë duart për lekë, nxjerr njoftimin për licensat e kazinove

Të mërkurën e 9 shtatorit 2020 u botua në Fletoren Zyrtare vendimi i Këshillit të Ministrave për rikthimin e lojërave të fatit, të kategorisë kazino, vendim që ishte marrë një javë më parë, më 2 shtator.

Kështu ndodhi edhe me njoftimin për shpalljen e garës në lojërat e fatit për kategorinë ‘Kazino’, që u publikua sot në fletoren zyrtare, por që është marrë një javë më parë, më 21 shtator.

Sipas njoftimit, të interesuarit do të paraqesin aplikimet deri më datë 22 tetor, ndërsa shqyrtimi i dokumenteve do të bëhet të nesërmen pranë zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Qeveria vendosi me anë të VKM-së nr. 690, datë 2.9.2020 rikthimin e lojërave të fatit që ishin mbyllur me shumë bujë dhe me premtimin solemn të Ramës drejtuar grave se do t’u kthente nga janari 2019 burrat në shtëpi dhe bashkë me ta edhe miliardat që linin në mijëra lojëra fati që kishin zaptuar vendin.

Qeveria tashmë justifikohet se kazinotë do të përqëndrohen në qendrën e Tiranës dhe nga biznesmenë që kanë eksperiencë në këtë fushë dhe një kapital më shumë se 1.2 miliardë lekë. Zona ku do të lejohet vendosja e kazinove do të jetë brenda: “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush””. Deputetët e PS-së e mbrojtën vendimin e qeverisë me alibinë se buxheti ka nevojë për fonde dhe se zona ku do të lejohet operimi është e banuar nga njerëz jo të zakonshëm.

Njoftimi i publikuar sot për shpalljen e garës për kazinotë

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në zbatim të neneve 34, 35, 36, 37, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar); të vendimit të Këshillit tëMinistrave nr. 690, datë 2.9.2020, “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës, kriteretshtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”, procedura eshpalljes së fituesit, si dhe rastet e revokimit apo të pezullimit të kësaj licence”, shpall garën përpajisjen me licencë për zonën ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë“Kazino”, në qytetin e Tiranës, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 689, datë 2.9.2020, “Përpërcaktimin e zonës ku do të lejohet vendosja e lojës së fatit e kategorisë “Kazino”, në qytetin eTiranës”.

Të interesuarit duhet të paraqesin aplikimin e tyre (kërkesë më shkrim dhe dokumentacioninshoqërues) pranë zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me adresë: Bulevardi“Dëshmorët e Kombit”, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deri më datë 22.10.2020, ora16:30 CET.2. Dokumentacioni do të paraqitet në gjuhën shqipe. Aplikanti mund të depozitojë edhedokumente në gjuhë të huaj, të shoqëruara me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe. Aktetzyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipedhe të legalizohen, sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara ngaRepublika e Shqipërisë.3. Dokumentacioni duhet të dorëzohet në dy kopje (origjinale dhe fotokopje).Dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në origjinal ose në kopje të njësuara me origjinalindhe të jenë hartuar sipas formaliteteve të përcaktuara nga legjislacioni përkatës në fuqi.Dokumentet, që vërtetojnë kriteret e parashikuara në legjislacionin e lojërave të fatit dhe nëvendimin e Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020, duhet të jenë lëshuar/miratuar nga organetpërkatëse, brenda 3 (tre) muajve të fundit nga data e aplikimit.4. Shqyrtimi i dokumenteve do të bëhet pranë zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, datë 23.10.2020, ora 09:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu ka mangësi në transparencë dhe vonesa, thotë Komiteti i Helsinkit

Vetingu ka mangësi në transparencë dhe vonesa, thotë Komiteti i Helsinkit

Publikuar më 27.10.2020
Procesi i kontrollit të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë ...

Procesi i kontrollit të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë gjatë vitit 2019 pati ecuri të përgjithshme pozitive, por në disa raste, relatorët në KPK duket se u treguan të kursyer mbi raportimin në seancat dëgjimore, duke mos i raportuar publikut disa aspekte të hetimit administrativ, gjetje mbi pasurinë e gjyqtarëve apo prokurorëve si dhe të […]

Lexo më shumë

Operacioni i Europol në 22 vende përfshirë Shqipërinë sekuestron qindra automjete. Çfarë u zbulua tjetër nga kontrollet

Operacioni i Europol në 22 vende përfshirë Shqipërinë sekuestron qindra automjete. Çfarë u zbulua tjetër nga kontrollet

Publikuar më 27.10.2020
Një total prej 352 automjetesh të vjedhura janë kapur gjatë ...

Një total prej 352 automjetesh të vjedhura janë kapur gjatë rrugës për në destinacionin e tyre përfundimtar si rezultat i një operacioni të gjerë të mbështetur nga Europol. Gjatë operacionit, 1 077 pjesë e automjeteve të vjedhura janë konfiskuar dhe dhjetëra dokumente të falsifikuara të automjeteve janë sekuestruar. Rreth 44 548 kontrolle u kryen kundër […]

Lexo më shumë

Dënohet pas tre vjetësh numëruesja e votave në Kavajë, i shtoi 20 vota PDIU

Dënohet pas tre vjetësh numëruesja e votave në Kavajë, i shtoi 20 vota PDIU

Publikuar më 27.10.2020
Tre vjet pas përfundimit të zgjedhjeve Gjykata e Kavajës ka ...

Tre vjet pas përfundimit të zgjedhjeve Gjykata e Kavajës ka përfunduar në qershorë pa shumë zhurmë një prej çështjeve të ngritura pas denoncimit të KQZ-së për disa anëtarë komisionesh e numërues votash të cilët akuzohen për “falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve”. Procesi që zgjati nga korriku 2017 deri në qershor 2020, u mbyll me gjetjen […]

Lexo më shumë

E turpshme! Fëmijët po përdoren nga ‘Rilindasit’ për popagandë, shfaqen me pankarta që presin të afërmit nga Siria

E turpshme! Fëmijët po përdoren nga ‘Rilindasit’ për popagandë, shfaqen me pankarta që presin të afërmit nga Siria

Publikuar më 27.10.2020
Ngazëllimi i ‘Rilindjes’ me fëmijët e kthyer nga kampet në S...

Ngazëllimi i ‘Rilindjes’ me fëmijët e kthyer nga kampet në Siri ka shtuar etjen për përdorimin e propagandës. Nëpër media dhe rrjete sociale qarkullojnë foto ku shikohen fëmijë të cilët mbajnë në duar pankarta ku shprehin solidaritetin me personat e ardhur nga Siria. Komente në rrjetat sociale shprehen: “Një propagandë hipokrite që edhe fëmijët e […]

Lexo më shumë

Mashtrimet e Ramës/ Eksperti nga Kosova tregon të vërtetën e ardhjes së fëmijëve shqiptar nga kampi në Siri

Mashtrimet e Ramës/ Eksperti nga Kosova tregon të vërtetën e ardhjes së fëmijëve shqiptar nga kampi në Siri

Publikuar më 27.10.2020
Aktualisht kryetemë në media është bërë vizita e Ramës në Li...

Aktualisht kryetemë në media është bërë vizita e Ramës në Liban dhe kthimi i 4 fëmijëve dhe një grua nga kampi i Al Hol vetëm pak minuta më parë. Për këtë çështje Rama u shpreh se ka një vit që bëjnë përpjekje, ndërsa u bë e mundur vetëm tani. Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të […]

Lexo më shumë

“O i bukuri i mamit”, nëna me lot në sy përqafon djalin pas 6 vitesh në kampin e ferrit (Video)

“O i bukuri i mamit”, nëna me lot në sy përqafon djalin pas 6 vitesh në kampin e ferrit (Video)

Publikuar më 27.10.2020
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale,...

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku Endri Duamani takohet me nënë tij pas më shumë se gjashtë vitesh qëndrim në kapin Al Hol. Në këtë video, nëna e mbulon me puthje dhe përqafime e po ashtu dëgjohet t’i thotë djalit se është bërë shumë i bukur. Ky i fundit është […]

Lexo më shumë

Mbërrijnë në Rinas pesë shqiptarë të nxjerrë nga kampi Al Hol

Mbërrijnë në Rinas pesë shqiptarë të nxjerrë nga kampi Al Hol

Publikuar më 27.10.2020
Kanë mbërritur në Rinas katër fëmijë dhe një grua që prej 6 ...

Kanë mbërritur në Rinas katër fëmijë dhe një grua që prej 6 vitesh ndodheshin në Siri. Operacionin i Gjysmëhënës Siriane bëri të mundur nxjerrjen e pesë shqipëtarve nga kampi në Al-Hol.  Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha së bashku me djalin e familjes Dumani, Endri Dumani janë shqiptarët […]

Lexo më shumë

Shfrytëzonte për prostitucion jashtë shtetit një 32-vjeçare, arrestohet i riu nga Berati

Shfrytëzonte për prostitucion jashtë shtetit një 32-vjeçare, arrestohet i riu nga Berati

Publikuar më 27.10.2020
Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë për veprat pe...

Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”. Sipas uniformave blu të Fierit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit: A.K., 28 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë […]

Lexo më shumë