“E dua këtë vajzë”, Rita Ora dhe Ava Max bashkë në Summertime Ball

Summertime Ball, mblodhi emra të mëdhenj të muzikës në stadiumin Wembley. Ndërsa, mes tyre ishin edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Ava Max.

Takimi i dy këngëtareve u bë në prapaskenat e festivalit, ku të cilët ndanë me fansat momentin e takimit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtaret publikuan fotografinë ku Ava shkruan për Ritën “E dua këtë vajzë”.

Kjo fotografi të lë të nënkuptosh se këngëtaret e mbështesin karrierën e njëra-tjetrës.

Ndërsa Bebe Rexha pak muaj më parë I bëri thirrje për një bashkëpunim Rita Orës, Dua Lipas dhe Ava Max.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet