×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

E drejta për të qenë i bukur dhe i shëndetshëm

PicMonkey CollageNga Dr.Rudina Thanasi

Në të gjitha kohërat bukuria ka qenë e vlerësuar, e kërkuar dhe e idealizuar. Syri njerëzor gjithmonë ka qenë i etur për bukuri, sidomos atë njerëzoren. Ndaj edhe ato produkte dhe procedura që e vendosin në pah bukurinë, kanë ekzistuar, janë bashkëzhvilluar dhe kanë karakterizuar qytetërimet e mëdha, dhe fatin e tyre. Historia është e gjatë dhe fillon nga Helena e Trojës deri tek Peelingu kimik. Në Egjiptin e Lashtë peeling kimik kirurgjikal ishte një trajtim i rezervuar Hyjnorëve, vetëm Faraonëve apo Rimel, ishte princi i parfumeve dhe parfumeristi i Mbretëreshë Viktorias së Anglisë.

Deri tek Mabellin Mascara që transformoi shfaqjen në kinematografi dhe revolucionoi konceptin e Bukurisë në Hollyëood. Një tregues jo vetëm i rendit social, por edhe një afirmim i natyrës së tyre hyjnore. Po në Egjiptin e Lashtë është e njohur greva më masive e piramidave. Edhe skllevërit refuzonin të punonin pa kajal (ekuivalent me lapsin e sotëm të zi të syve). Në Romën e Lashtë gladiatorët megjithëse skllevër ishin të respektuar dhe gëzonin avantazhet dhe stilin e jetës së aristoktratëve, dhe djersa e tyre shitej si parfumet e sotme, në varësi të paraqitjes së tyre të jashtme. Në mite dhe gojëdhëna në të gjitha kulturat, personazhi kryesor është me një fizik marramendës apo bukuri hyjnore. Grafikat, skulpturat janë hymn dedikuar bukurisë, të konceptuar sipas kohës.

Ndaj shumë prej ikonave të mendimit njerëzor, ikona të psikologjisë dhe me pas psikanalizës e kanë studiuar, këtë si fenomen. Plutoni, Pliny, Elder Gilman, Jung, Frojd, Adler dhe shumë të tjerë. Pse e kërkojmë kaq shumë bukurinë? Përse investojmë kaq shumë për të, edhe në kohëra ekonomikisht të vështira? Pse janë krijuar ushtri të tëra mjekësh, të specialiteve të ndryshme, të cilët i dedikojnë një pjesë të madhe të njohurive dhe kohës së tyre, procedurave estetike? Sipas shumë studimeve psikologjike, në subkonshiencë tek të gjithë ne dhe në të gjitha kohërat, kulturat dhe civilizimet, e shoqërojmë paraqitjen më të mirë me supermacinë mbi të tjerët. Perceptimi njerëzor i konsideron njerëzit e bukur më të avantazhuar, më të pëlqyer në veçanti nga seksi i kundërt, më të rinj në moshë, në një rang social më të lartë, më të përgatitur profesionalisht dhe të shëndetshëm psikologjikisht. “Bukuria është e vërteta, e vërteta është bukuri”/Kjo është e gjitha/Kjo është e gjitha që duhet të dish në këtë Tokë-shkruan John Keats.

Në përgjithësi njerëzit e pëlqejnë këtë varg, por nuk e shikojnë vërtetesinë shkencore në “jetën reale”. Megjithatë këto fjalë janë ekzaktësisht të njëjta me mendimin Platonik, dhe gjithë mendimet tradicionale të njerëzimit. Vetë Plutoni, që u përpoq të shkurtonte buxhetin që shpenzohej për produkte estetike kur i referohet absolutes si “To Kalon”, e bukura, ka bërë të njëjtën deklaratë si poeti Keats. Ndaj edhe për me pragmatikët është tashmë e kuptueshme përse këto 10-15 vitet e fundit që bota gjendet në një krizë frymëzimi të përgjithshëm është ngritur si kurrë ndonjëherë një ushtri e madhe me doktorë të specialiteteve të ndryshme në funksion të bukurisë, rinisë dhe kundër plakjes. Dikur ishte Kirurgjia Estetike, pastaj Mjeksia Estetike, Anti-Aging (Kundër Plakjes), ndërsa tashmë emërtimet e super specialiteteve dhe kompetencave janë aq të shumta, sa une do t’i quaja të gjitha Bjutifikime. Bota Mjekësore e Bjutifikimit përfshin shumë mbi-specialitete kualifikime dhe kompetenca tashmë shumëdisiplinëshe, që përfshijnë kirurgët plastikë, dermatolog, ortodonont, bucomaxilofacial, stomatolog, gjinekolog, endokrinolog.

Sigurisht dhe një pjesë shumë të madhe mjekësh të përgjithshëm apo mjekë që kanë lënë specialitetet e tyre dhe i janë dedikuar Bukurisë dhe Beautifikimit. Të gjithë këta specialistë edhe të tjerë, rrisin kompetencat dhe specializimet e tyre për të plotësuar pjesën e pazëvendësueshme të tyre të copëzave të gjëegjëzës (puzzle) të Bukurisë Perfekte. Së fundmi edhe inxhinieria gjenetike po investon miliarda çdo vit në gjetjen dhe modelimin e gjeneve perfekte. Të krijosh Bukurinë për të kuruar shpirtin Fjala estetik vjen nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë; harmonik, i pranuar, i balancuar, studimi i ndjenjave, i vlefshëm për të qenë i dashur… Nevoja për të qenë i dashur, i pranuar dhe i vlerësuar, është nevoja shpirtërore prioritare e njeriut. Njeriu është i ndërtuar të jetojë në komunitet. Vetëm shpirtëra të rrallë, me pak se 1 në 1 miliard janë të çliruar nga kjo nevojë. Është kjo shtysa kryesore në çdo krijim, zbulim sakrificë apo zhvillim njerëzor. *Mjeke dermatologe-venerologe, kirurge dermatologjike dhe estetike

Mjekësia e bukurisë

Çdo gjë që na shikojnë sytë është e motivuar nga nevoja për të qenë i dashur apo nga dëshpërimi që sjell mosplotësimi i kësaj nevoje. Ky mosplotësim është baza e pjesës më të madhe të konflikteve, pakënaqësive, në familje, në shoqëri. Shkaku kryesor i depresionit dhe në thellësi të psiqikut arsyeja kryesore e vetëvrasjeve, pavarësisht se kush është arsyeja në sipërfaqe. Po gjithashtu dhe arsyeja kryesore e dëshirës për të dominuar mbi të tjerët dhe luftërave si vijim. Siç thonë Romakët: Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. Me zhvillimet, dhe zbulimet e reja në fushën e biologjisë dhe epigjenezës, neuroshkencave dhe së fundmi dhe kardiologjisë (ku dhe investohet me shumë aktualisht se ne çdo fushë tjetër të mjekesisë) të gjitha degët e mjekësisë janë ngushtë të lidhura me psikologjinë. Tashmë është e vërtetuar në shumë patologji, që pjesa emocionale e pacientit është të paktën faktor trigger, (ngacmues) apo faktor favorizues.

Teori të reja thonë që pjesa emocionale mund të jetë deri në 98% faktori kryesor i çdo sëmundejeje. Mjeksia e Bukurisë është më drejtpërdrejt e lidhura me psikologjinë dhe psiqikun njerëzor. Në mënyrë direkte apo indirekte të dyja, janë të shqetësuara lidhur me rritjen e self esteem- es, dhe indirekt te self steem -es. (Self esteem=Besimi në vete që na vjen nga lavdërimet e të tjerëve, apo nga një fakt konkret i vlerësueshëm, si na perceptojnë të tjerët dhe self steem = besimi në vetevete, i pandikuar nga faktëorë të jashtëm, vetëperceptimi). Në vizionin tim të dyja këto specialitete janë një vektor transportues në kthimin e pacientit tek ai imazh i vetes, familjar dhe i pranuar. Një rikthim në vetvete. Kontakti i parë, raporti i parë dhe dashuria e parë është ajo me veten përpara pasqyrës.

Në bazë të e këtij raporti dhe indentiteti që kemi krijuar, stabilizohen dhe pasqyrohen raportet me familjarët, kolegët e me pas me botën. Gjatë jetës ka ditë më të mira dhe me pak të mira, ka surpriza të mrekullueshme, por edhe situata të pakontrollueshme. Dhe janë pikërisht këto situata të pakontrollueshme që lënë gjurmët më të përhershme të padëshirueshme, dhe na krijojnë një mimike speciale në bazë të ndjenjës predominuese me të fortë, apo impresionuese. Që nga meraku për fëmijën me temperaturë, deri tek humbja e nje personi të dashur.

Kush (nuk) është pacienti perfekt i bjutifikimit dhe mjekësisë estetike

Pacienti perfekt është një person i kënaqur me paraqitjen e tij të jashtme, i shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, me një nivel vetëvlerësimi të lartë, i cili dëshiron thjesht të përmirësojë cilësinë e jetës duke freskuar paraqitjen, gjithmonë duke ju përmbajtur dhe duke respektuar fizionominë e tij individuale. Si dallohet një procedurë estetike perfekte? Në rradhë të parë duhet të jetë totalisht e shëndetshme! Një procedurë, që e ndihmon pacientin të jetë më harmonik, më i kuruar, pa shumë ndryshime të mëdha (nëse është nevoja, ndryshimet duhet të vijnë gradualisht) që kur shikohet në pasqyre shikon po vetveten, por thjesht të përmirësuar, si pas një make up-i profesionist, apo pas pushimeve. Unë konsideroj ideale, një procedurë për të cilën, të afërmit dhe shoqëria i thonë pacientit që duket më i qetë, por nuk e kuptojnë që ka bërë ndërhyrje (sigurisht pas kalimit të kohës gjatë të cilës shenjat e procedurës janë ende të dukshme).

Një ndërhyrje, pas të cilës pacientin e njohin dhe miqtë e sotëm, por është edhe i njëjti për miqtë e para 10 vjetëve, është procedura perfekte! Kush nuk është një pacient i përshtatshëm për kirurgjinë estetike? Me një përgatitje të mirë të kirurgut, bashkëpunim të mirë me psikologun, dhe komunikim të mirë me pacientët, nuk ka vërtet një pacient tërësisht të papërshtatshëm. Por shpesh të qenit i brishtë (fragile) dhe turpi për paraqitjen apo paragykimi social, pengojnë komunikimin e sinqertë të pacientit me kirurgun, Beautifikuesin. Ndaj kirukgu duhet të jetë i përgatitur të njohë shenjat e këtyre personaliteteve.

IDEALISTI. Pacient që s’ka pritshmëri reale. Mendon që rezultati do jetë më i madh se ç’ mund të jetë realisht, që do t’i rikthejë rininë, apo që dëshiron të ngjajë si një njeri i famshëm.

KAOTIKU. Ky person është në një moment krize, dhe ka nevojë të “rregullohet”. Shembuj krize janë, divorci, refuzim apo vdekja e një personi të dashur. Shembuj humbjeje. Ky pacient shpreson se estetika do ta shërojë, dhe do t’i zhdukë zinë.

I PASTABILIZUARI. Ky pacient ka një shqetësim të rëndë psikologjik, apo thjesht psikotik, por shpesh herë është e padetektueshme edhe nga psikiater profesionist. Meqenëse shpesh këta pacientë janë të mirëintegruar në shoqëri. Në të perditeshmen popullore, shoqëria i njeh si “shumë kërkues”.

Kur bisedon me këtë pacient do të të tregojnë histori personale apo familjare, me frikën e vdekjes apo një i afërm i humbur nga një “gabim” mjekësor, apo histori aksidentesh personale shumë afër humbjes së jetës.

AI QË KENAQ TË TJERËT.

Ky pacient i drejtohet kirurgjisë, për motive se prindi apo bashkëshorti/ja, do ta pëlqenin më shumë sikur…. Shpesh tek kirurgu estetike apelojnë pacientë me DISMORFIC DISORDERS., pacienti që ka një përshtypje ndryshe nga të tjerët, për pjesë të veçanta të trupit të tij, apo rrallë herë, për të gjithë trupin. Ky është pacienti absolutisht jo! Është detyra e kirurgut estetik, ta indetifikojë dhe ta dërgojë tek psikiatri, specialisti në këtë fushë. Me një bashkëpunim të mirë, (pas trajtimit tek psikiatri), me një psikolog të kualifikuar edhe pacienti me Dismorfizëm D, mund të marrë ndihmë nga kirurgia estetike. Ka shumë studime që tregojnë se apelimi tek kirurgu estetik i këtij pacienti dhe bërja koshient me patologjinë, janë bërë shkak për trajtimin dhe shërimin e pacientit.

Vizioni im mbi Bjutifikimin dhe kirurgjinë estetike

Në vizionin tim, ky është edhe misioni i Bjutifikimit. Nëse pacienti tashmë është i stabilizuar, fizikisht dhe emocionalisht i shëndetshëm në çdo pikëpamje, shenjat e lëna tashmë në fytyre dhe trup, do t’i kujtonin dhe do të ndihmonin në një ripërtëritje më të lehtë të emocioneve të shkaktuara nga ajo situatë e tejkaluar emocionale. Ndërkohë me ndihmë nga psikologu, me ndërhyrje të lehta dhe natyrale nga kirurgjia apo mjekësia estetike, të përshtatura ndaj personalitetit dhe fizionomisë individuale, jo vetëm që fshihen shenjat e shqetësimit, por do të kisha guximin të shpehem, që me një procedurë të kryer dhe të mirëmbajtur siç duhet, duke shfrytëzuar automatizmin e subkonshiencës, një paraqitje e gëzuar, e lumtur apo e kënaqur e fytyrës dhe një trup me paraqitje të shëndetshme, mund të ndihmojnë në rivendosjen e gjendjes së gëzimit. Teorikisht mund të ndryshojë edhe predispozitën e receptorëve qelizorë.

Në fund të fundit ky princip është dhe baza e rrymës së Mendimit Pozitiv në psikologji. Por në vend që të shpenzosh orë të tëra çdo ditë me afirmime pozitive për të lënë gjurmë në subkonshiencë, po ja dole ta tejkalosh Gate-Keeper -in, këtu thjesht dhe lehtë në bazë të imazhit në pasqyrë rishkrimi i subkonshiencës bëhet natyrshëm dhe lehtësisht. Sepse sipas neuroshkencës informacioni në subkoshiencë është në imazhe, piktura dhe sidomos video (Memorja fillestare është 21 ditë, pastaj 6 muaj deri në 2 vjet). Në praktikën personale me pacientët, një numër shumë i madh i tyre, shprehen se jo vetëm që ju është përmirësuar raporti me veten, por edhe raporti me familjen dhe botën përreth. Jo rrallë degjoj histori të bukura si kanë avancuar në profesion, kanë martesa të lumtura tashmë apo kanë projekte të reja të pamenduara më parë. Me sinqeritet dhe qëllimin e mirë, që më rrit pasionin për këtë profesion, mendoj që puna e bërë nga Mjeksia e Bjutifikimit ndikon pozitivisht dhe në përmirësimin e të gjitha aspekteve të tjera të jetës.

Tashmë ka me qindra studime të bëra nga kërkimet e Universiteteve më prestigjoze në botë, që tregojnë se tek pacientët e seleksionuar mirë të kirurgjisë estetike, ndihet një rritje e konsiderueshme e vetëvlerësimit (self esteem). Mua më pëlqen të besoj se efekti në kohë të gjatë është edhe më i qendrueshëm, më domethënës, dhe mund të shënojë një rritje edhe të vlerësimit për vetem (self steem: vetëperceptimi, pakushte, i pa ndikuar nga të tjerët). Kjo më sjell ndërmend që të gjitha zhvillimet marramendëse në shkencën moderne, biologjinë, imazherinë mjekësore, fizikën kuantike, epigjenezën, neuroshkencën, koshiencën e zemrës, të përkthyera në Fizikën Ajnshtajnjane, afirmojnë me saktësi matematikore, si profetësi, fjalët e thëna shekuj më parë të filozofit Lao Tzu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi ditor, e enjte 13 gusht 2020

Horoskopi ditor, e enjte 13 gusht 2020

Publikuar më 13.08.2020
Dashi Truri juaj është jashtëzakonisht aktiv tani dhe po ju ...

Dashi Truri juaj është jashtëzakonisht aktiv tani dhe po ju bën shumë produktiv dhe ambicioz. Si pasojë, do të keni pak durim për njerëzit që përpiqen t’ju ngadalësojnë. Mos humbisni asnjë moment me të tillë njerëz. Demi Do të hyjë shumë lumturi në jetën tuaj dhe ju e meritoni atë, prandaj shijojeni! Mos harroni të […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e mërkurë 12 gusht 2020

Horoskopi ditor, e mërkurë 12 gusht 2020

Publikuar më 12.08.2020
Dashi Jeta në çift do jetë po aq e bukur sa në fillimet e li...

Dashi Jeta në çift do jetë po aq e bukur sa në fillimet e lidhjes. Do të argëtoheni pa fund. Në planin financiar nuk duhet t’i lini gjërat pas dore sepse situata mund të ndërlikohet. Demi Komunikimi me partnerin do të jetë i ngrohtë dhe nuk do keni aspak debate apo mosmarrëveshje. Në planin financiar […]

Lexo më shumë

Truket psikologjike që ju ndihmojnë të rrisni vetëbesimin

Truket psikologjike që ju ndihmojnë të rrisni vetëbesimin

Publikuar më 11.08.2020
Nëse keni vetëbesim, ju mund t’ia dilni në çdo lloj situate....

Nëse keni vetëbesim, ju mund t’ia dilni në çdo lloj situate. Gjithçka çfarë duhet të bëni është ta doni veten tuaj. Asnjëherë mos mendoni që nuk do t’ia dilni dhe mos u dorëzoni përpara vështirësive. Ne do t’ju tregojmë pesë truke psikologjike që do t’ju vijnë në ndihmë për të rritur vetëbesimin. Mjafton që t’i […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e martë 11 gusht 2020

Horoskopi ditor, e martë 11 gusht 2020

Publikuar më 11.08.2020
Dashi Nuk duhet të ngrini zërin për t’ju dëgjuar të gjithë. ...

Dashi Nuk duhet të ngrini zërin për t’ju dëgjuar të gjithë. Jini të qetë dhe të vendosur kur flisni në ambientet profesionale. Do të bëni për vete një person vërtet interesant. Demi Do të jeni shumë falënderues dhe të kuptueshëm me personin që doni dhe kjo do t’ju lejojë të kaloni një fazë të kënaqshme, […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e hënë 10 gusht 2020

Horoskopi ditor, e hënë 10 gusht 2020

Publikuar më 10.08.2020
Dashi Nesër ju mungon shumë një person i afërt që për moment...

Dashi Nesër ju mungon shumë një person i afërt që për momentin ndodhet larg jush. Për këtë arsye jeni bërë pak nostalgjikë. Demi Nëse humori nuk është edhe aq i mirë, largoni shqetësimet dhe mendimet e zymta dhe lejojini vetes një pushim të këndshëm me partnerin. Binjakët Në qoftë se partneri do të tregohet i […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e premte 31 korrik 2020

Horoskopi ditor, e premte 31 korrik 2020

Publikuar më 31.07.2020
Dashi Për pjesën më të madhe të atyre që janë në çift gjërat...

Dashi Për pjesën më të madhe të atyre që janë në çift gjërat do shkojnë me së miri. Disa të tjerë mund të debatojnë për disa gjëra të lëna pezull prej kohësh. Kujdes! Disa shpenzime të nevojshme dhe të papritura do ua tronditin pak planin financiar. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe te matur. Demi Gjatë […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e enjte 30 korrik 2020

Horoskopi ditor, e enjte 30 korrik 2020

Publikuar më 30.07.2020
Dashi Ekzistojnë mundësitë që idetë tuaja ambicioze të reali...

Dashi Ekzistojnë mundësitë që idetë tuaja ambicioze të realizohen. Nëse keni ndërmend të nisni ndonjë projekt të ri në profesionin tuaj, sigurohuni që të keni mbështetjen që ju duhet. Sa i përket anës profesionale, ka gjasa që dikush të shprehë interes ndaj jush. Demi Shmangni pesimizmin dhe skepticizmin, pasi nuk do të ndikojë aspak mirë […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e mërkurë 29 korrik 2020

Horoskopi ditor, e mërkurë 29 korrik 2020

Publikuar më 29.07.2020
Dashi Gjërat mund të duken sikur po lëvizin më shpejt nga sa...

Dashi Gjërat mund të duken sikur po lëvizin më shpejt nga sa do të dëshironit, gjë që mund të shkaktojë një farë nervozizmi tek ju. Nëse jeni të zhgënjyer nga një marrëdhënie, mos harroni se ju mund të arrini në një kompromis pa i ndërlikuar gjërat. Demi Do të jetë një ditë produktive dhe aktive, […]

Lexo më shumë