E dinit që edhe syzet e diellit kanë një afat skadence?

Si çdo produkt që del në treg edhe syzet e diellit kanë një afat të caktuar sesa mund t’i rezistojnë rrezeve të diellit.

Shkencëtarët propozojnë që syzet për diell do të duhet t’i ndërrojmë çdo dy vjet. Rrezet e diellit gjatë kalimit të kohës dëmtojnë xhamat, ashtu që ata fillojnë të lëshojnë më shumë rreze ultraviolete dhe ofrojnë më pak mbrojtje.

Hulumtuesit brazilianë kanë bërë thirrje për rishqyrtim të standardeve të testimit të kualitetit të qelqit, në mënyrë që të vendosen kufijtë për filtrat.

Ata thonë se një test i ri do të garantonte sigurinë e syzeve të diellit që ato të barten për një periudhë dyvjeçare. Bartja e syzeve të diellit që nuk ofrojnë mbrojtje të duhur mund të shkaktojë edemë, pengesë të shikimit të shkaktuar nga syri i ënjtur.

Syzet e diellit duhet të mbahen kurdoherë që jeni jashtë pothuajse gjatë gjithë vitit. Ashtu siç kemi mësuar se mund të merrni një djegie nga dielli, madje edhe në një ditë të mbuluar me re të mjegullta, ju keni të ekspozuar sytë për rrezet e dëmshme UV, gjithashtu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet