E dinit këtë? Më 11 tetor nuk do të ketë internet

Interneti do të bllokohet për miliona përdorues në të gjithë botën, dhe kjo do të ndodhë pikërisht pas disa javësh.

“Mbyllja” e internetit do të ndodhë më 11 tetor, si pasojë e ndërrimit të çelësit të sigurisë.

Në fakt ky është një proces i domosdoshëm dhe quhet “KSK Rollover”, për përdoruesit që do të preken nga ky “bllokim”, problemet do të shfaqen ditën e ndryshimit të çelësit të siguresës ose disa orë më vonë. Për herë të fundit ky proces u krye në 2010. Përveç rënies së serverit, përdoruesit e internetit nuk do të shohin asnjë ndryshim tjetër gjatë navigimit në internet.

Korporata e internetit thotë se nuk do të preket e gjithë bota nga ndryshimi i kodeve të sigurisë, por vetëm një pjesë e përdoruesve, rreth 36 milionë në të gjithë  botën nga 3.58 miliardë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet