E dini qe burrat konsumojnë më shumë në prani të grave?

Një studim i ri ka dalë në konkluzionin se burrat konsumojnë më tepër ushqim kur janë në prezencë të grave sesa kur janë vetëm.

Shkencëtarët e Universitetit Cornell kanë anketuar 105 burra dhe gra, të moshave nga 18 deri 81, në një bufe italiane për dy javë për të parë dallimet mes gjinive në atë se sa hanë në prani të njerëzve tjerë.

“Ushqimi i lehtë te femrat është studiuar mirë në të kaluarën dhe ideja është që gratë synojnë të hanë sa më pak sa janë në shoqëri të një burri”, ka thënë Kevin Kniffin, autori i studimit për CBS News. “Ne kemi gjetur që burrat synojnë të hanë shumë më shumë në shoqëri të grave”.

Hulumtimi ka gjetur se burrat që ishin ulur me të paktën një grua kanë ngrënë shumë më shumë ushqim. 92 për qind më shumë pica dhe 86 për qind më shumë sallatë.

Gratë që hanin me burrat, sipas studimit, kanë shprehur se janë të ngopura dhe se kanë ngrënë shumë, por pas matjes së mostrave është gjetur se ato nuk kanë ngrënë më shumë se zakonisht.

Studimi nuk ka ekzaminuar cilët faktorë kanë ndikuar që burrat hanin kaq shumë sa ishin me gra, por hulumtuesit kanë dhënë një teori të tyre.

“Njerëzit kanë tendencë të tregohen para tjerëve, qoftë për nga dominimi ose për t’i tërhequr të tjerët”, ka thënë Kniffin. “Për shembull, burrat hanë ushqim djegës për ‘t’u treguar’ dhe edhe ngrënia e ushqimit në masë të madhe – qoftë e shëndetshme ose e pashëndetshme – si mënyrë për ‘t’u treguar’ para grave”.

Kniffin thotë se dëshira e burrave për të treguar veten mund të shihet edhe në garat e ushqimit, në të cilat shumica e garuesve janë meshkuj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet