A e dini pse boronicat janë frutat më të shëndetshme në botë?

Publikuar më 05. 06. 2017 nga Jola Alimemaj

Një studim i kryer së fundmi i rendit boronicat në krye të listës për aftësitë antioksiduese.

Ja cilat janë disa nga arsyet pse ato konsiderohen frutat më të shëndetshme në botë:

Luftojnë plakjen

Boronicat përmbajnë antioksidantë, të cilat luftojnë procesin e plakjes.

Rrisin përqendrimin dhe kujtesën

Është provuar se ekstrakti i boronicës rrit përqendrimin, aftësitë për të koordinuar punët dhe kujtesën afatshkurtër.

Lehtësojnë diarrenë

Ato vrasin bakterin E.coli, i cili lidhet shpesh me këtë infeksion.

Janë të dobishme për shtatzëninë

Boronicat janë një burim i acidit folik. Ato përmbajnë edhe vitaminë C, kalcium dhe disa elementë të tjerë të domosdoshëm për nënat shtatzëna.

Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Boronicat reduktojnë atë që njihet me emrin “kolesteroli i keq”, i cili ndikon në sëmundjet kardiovaskulare deri te ataku i zemrës.

Parandalojnë infeksionet urinare

Një element që gjendet te boronicat është provuar se ndikojnë pozitivisht te trakti urinar dhe reduktojnë rrezikun e infeksioneve.

/J.A/