A e dini efektin e mrekullueshëm që ka një shegë në ditë në organizmin tuaj?

Publikuar më 03. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Të mirat që vijnë nga konsumimi i shegës janë të provuara shkencërisht.

Të dhënat shkencore thonë se kur hani shegë çdo ditë do të ulni rrezikun e shfaqjes së kancerit, veçanërisht të gjirit dhe prostatës. Shega arrin të pengojë prodhimin e estrogjenit dhe pakëson rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit. Studimet kanë treguar se konsumi ditor i shegës ul nivelet e inflamacionit të prostatës që hapin rrugën drejt shfaqjes së kancerit.

Shega ka aftësinë të parandalojë rritjen e tumorëve. Studimet shkencore kanë treguar se vaji esencial i kokrrave të shegës, lëngu dhe ekstraktet e saj i detyrojnë qelizat kancerogjene të vetë shkatërrohen.

Ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës 

Lëngu i shegës mbron kolesterolin e mirë nga oksidimi dhe rrjedhimisht e mban zemrën të sigurt. Shega është një burim i mirë polifenolësh, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë radikalet e lira dhe dëmet e tyre në enët e gjakut.

PËRMIRËSON FUNKSIONET E TRURIT – MBAN LARG SËMUNDJEN E ALZHEIMER
Një studim shkencor zbuloi se konsimimi i 2 gramëve të ekstraktit të shegës në ditë rimëkëmbte kujtesën tek pacientët që i ishin nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Një tjetër studim zbuloi se njerëzit që pijnë lëng shege çdo ditë, ishin më të kthjellët dhe kishin një kujtesë më të mirë.

Pirja e shpeshtë e lëngut të shegës ose ngrënia e frutit ka ndikim shumë të fortë tek kujtesa e të moshuarve dhe mbron nga sëmundja e Alzheimerit. Të gjitha këto sekrete të këtij fruti të lashtë e bëjnë shegën të domosdoshme në regjimin tuaj ushqimor të përditshëm.

VLERA TË TJERA TË SHEGËS :
Shega ju bën më të zhdërvjellët.
Forcon sistemin imunitar dhe ju furnizon me vitaminë C.
Mbron mishrat e dhëmbëve dhe pastron bakteret.
Përmirëson tretjen.
Ndihmon në trajtimin e artritit dhe dhimbjeve të kyçeve.
Ul tensionin e gjakut.
Ul stresin.
Ju këshillojmë të hani shegë të freskëta sa më shpesh që të përfitoni fuqitë shëruese të frutit. Trupi juaj do t’ju falenderojë.