E dini cili është vendi më i ftohtë në botë? Temperatura rekord -64 gradë C (FOTO)

Publikuar më 24. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Yakutsk është kryeqyteti i Republikës Sakha që është pjesë e Rusisë. Ky vend njihet edhe si qyteti më i ftohtë në botë.

Iuncker nisi një projekt që e quan “Vendet ekstreme”, ai donte të fotografonte jetën në qytete të jashtëzakonshme.

Kështu përfundoi në Yakutsk të Rusisë, në këtë vend jashtzakonisht të rrallë për nga temperaturat dhe jetesa.

“Asnjë vend tjetër në Tokë nuk i përjeton këto temperatura ekstreme” thotë Iuncker.

Megjithëse temperaturat gjatë verës së shkurtër mund të tejkalojnë 29° C, temperaturat e dimrit rregullisht bien në -40 ° C, thotë ai dhe më e ulëta e regjistruar ndonjëherë ishte një tronditëse -64 ° C.

Iuncker thotë se është problem për aeroplanët të cilët kanë pamundësi në fluturim. Njerëzit kanë vështirësi, gjithashtu.