E dini çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini çdo ditë kafe?

Të pirit kafe çdo ditë është kthyer në një trend apo ves që ndihmon shumicën e njerëzve të zgjohen nga gjumi apo të jenë energjikë në momente kur janë fizikisht keq.

Shumë prej nesh nuk arrijnë të përqendrohen apo në punë në qofte se nuk pi një kafe në parë.

Por a e dini ju çfarë ndodh me trupin kur konsumojmë çdo ditë kafe?

1-Mund të ketë rritje të presionit të gjakut. Së fundi, kafeja mund të shkaktojë një rritje të presionit të gjakut. Në mënyrë tipike, kjo rritje është e shkurtër, e përkohshme dhe nuk do të rezultojë me efekte negative në planin afatgjatë.

2-Përmirëson humorin. Përveç parandalimit të sëmundjeve, kafeja lidhet drejtpërdrejt me trurin tuaj. Sipas Witherspoon, “Kafeina është shoqëruar me veprime pozitive në tru, duke përfshirë vigjilencë dhe vëmendje të përmirësuar mendore, ndihmë me përqendrim dhe një humor të përmirësuar”.

3-Ju mund të ulni shanset për zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Sipas studimeve: Konsumi i kafesë (3-5 filxhanë në ditë) lidhet me uljen e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 si dhe ul rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Ekspertët i janë referuar kafesë si një “drogë që bën mrekullira “, për shkak të aftësisë së saj për të parandaluar sëmundje të tilla.

4-Rrit nivelin e kolesterolit. Nëse kolesteroli është diçka për të cilën shqetësoheni, duhet të kontrolloni dyfish se si prodhohet kafeja juaj.

5-Mund të ndikojë negativisht nëse e konsumoni me tepri. Nëse konsumohet kafe me tepri, disa individë mund të përjetojnë efekte negative anësore, të tilla si ankthi, paniku, pagjumësia dhe varësia ndaj kafeinës.

6-Ju bën më sportivë. Kafeina sjell performancë fizike të përmirësuar, sidomos në stërvitje aerobike.

7-Ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Sipas revistës Nature Neuroscience, “konsumi i kafeinës rrit konsolidimin e kujtimeve afatgjata tek njerëzit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet