E dini çfarë ju ndodh nëse konsumoni një shegë në ditë?

Publikuar më 15. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Shegët janë fruta të shijshme, të cilat kanë veti antivirale, antioksiduese dhe antitumorike.

Janë të pasura me vitaminë A, vitaminë C, vitaminë E, antioksidantë, fibra, proteina, kalium dhe acid folik.

Ju mund të ulni stresin duke konsumuar rregullisht lëngun e shegës.

Ky frut është i njohur në të gjithë botën për fuqinë e saj për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet kardiovaskulare.

Ja disa përfitime:

Për shkak të vetive të saj shega mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve të zemrës dhe atakut.

Vlerat antioksiduese të gjetura në shegë, ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe kështu parandalojnë formimin e koagulës në arterie.

Rregullon problemet e tretjes

Ndërsa, pirja e çajit të shegës mund të ndihmojë në zbutjen e stomakut ose diarresë të shkaktuar nga ndonjë problem i tretjes.

 

Për shkak të vlerave antibakteriale dhe antivirale që përmban shega, lëngu i tyre është shumë i dobishëm për zvogëlimin e efektit të formimit të pllakave në dhëmbë dhe parandalon infeksione në gojë.

Simptomat e anemisë si dobësia, marramendja, lodhja dhe humbja e dëgjimit mund të reduktohen nga nivelet e larta të hekurit në shegë.

Shega gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Ajo e bën lëkurën e shëndetshme dhe më të fortë, sepse vitamina C në to promovon formimin e kolagjenit.