E dashura i dedikon disa fjalë zemre Ermal Metës: Kjo është lumturia…

Publikuar më 12. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Këto ditë kanë qenë të shumta reagimet rreth Ermal Metës, kantautorit me origjinë shqiptare që rrëmbeu çmimin e parë në “Sanremo2018”.

Fitorja e këngëtarit Ermal Meta me këngën “Nuk më keni bërë asgjë” nuk kënaqi vetëm adhuruesit e tij, por edhe familjarët dhe të afërmit e tij.

Përmes një statusi në “Instagram” e dashura e Ermalit, Silvia Notargiacomo, i ka dedikuar atij disa fjalë zemre.

“Kjo është lumturia: janë të gjitha ato gjerat e vogla që ke mirëpritur, përkëdhelur, dashuruar, që të kanë sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty”, ka shkruar Silvia në statusin e saj dedikuar Ermal Metës.

Çifti është përpjekur ta mbajë jetën private jashtë fokusit të mediave, megjithatë mediat italiane kanë zbuluar detaje të vogla rreth jetës së tyre. Silvia Notargiacomo, e lindur në Romë, është folëse në radio. Në vitin 2011 ajo ka qenë anëtare e komisionit të të rinjve në Sanremo pranë Gianni Morandi.

Me fitoren në Sanremo karriera e Ermal Metës ka shënuar një rritje të madhe në tregun muzikore italian.