E çuditshme në Londër/ Shqiptarin e nxjerrin nga kafeneja, arsyeja do t’ju lërë pa fjalë

Publikuar më 27. 09. 2017 nga Bleona Metushi

Një ngjarje jo normale ka ndodhur në Londër,  ku një shqiptar i quajtur Alban Saiti, 35 vjeç, po blinte një kafe, kur personeli i zhurmshëm në kafen me emër “Raoul” refuzoi t’i shërbente atij, sepse sipas tyre rrobat e tij ishin shumë të pista, shkruan The Sun

Ai ishte duke shkuar në punë , por pretendon se në momentin që do të merrte një kafe kamerieri i tha: “Ne nuk mund t’ju shërbejmë. Ju jeni të pisët.

E ndërsa Albani është përgjigjur se ai ishte një ndërtues dhe nuk punonte në zyrë, për këtë edeh rrobat e tij ishin me njolla.

“Unë nuk punoj në një zyrë, unë jam një ndërtues . Çfarë duhet të bëj, të heq rrobat? Kam jetuar këtu për 20 vjet dhe kurrë nuk kam ndjerë aq të nënçmuar”.