E citoi për Teatrin, aktorja i kthehet menjëherë kryeministrit Rama: Jeni ngatërruar, është hera e dytë që ndodh

Ditën e sotme, ashtu si çdo ditë, kryeministri Edi Rama ka publikuar mendimin e një aktoreje, e cila është pro për ndërtimin e një godine të re në vendin ku sot është Teatri Kombëtar. Rama ka zgjedhur aktoren dhe regjisoren kosovare Ilire Vinca dhe teksa citon fjalët e saj, shkruan se një godinë e re do të ishte një freski për audiencën. “Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar

Ilire Vinca shkruan se:

Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!”- shkruan kryeministri Rama. Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigjja e aktores Vinca, e cila është shprehur se kjo deklaratë që ajo ka dhënë më parë nuk ka pasur lidhje me Teatrin Kombëtar në Tiranë. “I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit,”– shkrua Vinca në një koment në statusin e kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet